Të bësh një test inteligjence, nuk do të thotë t’i futesh një maratone pyetjesh siç jemi mësuar nëpër sallat e institucioneve arsimore. Nevojiten vetëm disa minuta për t’ju nënshtruar testit më të shkurtër të inteligjencës që është bërë më parë!

Testi i lartpërmendur është hartuar dhe realizuar për herë të parë në vitin 2005, nga psikologu Shane Frederik, në universitetin “Princeton” në New Jersey. Testi është formuluar në mënyrë të tillë që të jepet një përgjigje e shpejtë për një pyetje në dukje të thjeshtë. Qëllimi është që dhënia e përgjigjes të zgjasë në kohë, pasi një mendim më i ngadaltë, ka gjasa të jetë më i drejtë.

I ndërtuar mbi një sistem psikologjik, testi përkatës i IQ tregon se sa të aftë jemi për të injoruar  “sistemin 1” që është intuita, në mënyrë që të zgjedhim “sistemin 2” që është mendimi analitik. Këtij testi nevojitet t’i kushtoni paksa nga koha juaj, në mënyrë që t’u përgjigjeni siç duhet tre pyetjeve të shtuara.

Është e vetkuptueshme se për të provuar “gjenialitetin” tuaj, nevojitet t’u përgjigjeni saktë pyetjeve. Edhe pse këshillohet të mos nxitoheni, shpejtësia është e rëndësishme pasi përgjigjet më të shpejta por të sakta, tregojnë nivel më të lartë të shkallës së IQ.

Sa inteligjentë jeni, në të vërtetë? Përgjigja nuk  ka të bëjë me diplomat në murin e dikujt, me njohuritë apo arritjet në fusha të ndryshme të jetës. Le ta shohim në praktikë!

PYETJET

A. Një rraketë dhe një top tenisi kushtojnë 1,10 euro gjithsej. Rraketa kushton 1 euro më tepër se topi. Sa kushton topi?


B. Le të supozojmë se 5 makinerive u nevojiten 5 minuta për të prodhuar 5 rraketa (tenisi) Sa kohë u nevojiten 100 makinerive për të prodhuar 100 rraketa?

C. Brenda në një lum ekziston një zambak uji.  Çdo ditë, ky zambak dyfishohet mbi sipërfaqen e ujit. Nëse për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e liqenit nevojiten 48 ditë, sa ditë nevojiten për të mbuluar gjysmën e sipërfaqes së ujit?

Përgjigjet i gjeni pak më poshtë..

iq

PËRGJIGJE PËR TRE PYETJET

A. 5 CENT – Përgjigja e shumicës është 10 cent. Por, në të vërtetë harrojmë se nëse topi kushton një euro më shumë se rraketa, do të thotë se rraketa kushton çmimin e topit + 1 euro.

B. 5 minuta – Instikti bën që përgjigja e parë të jetë “100”.  Në të vërtetë, nëse 5 makinerive u nevojiten 5 minuta për të bërë 5 rraketa, rezulton se një makinerie i nevojitet po 5 minuta. E njëjta gjë vlen edhe për 100 makineritë

C. 47 DITË – Pergjigja e shumicës është 24 ditë pasi reagimi i parë i mendjes është që ta ndajë shumën përgjysmë. Por ne thamë se shuma e zambakëve të ujit dyfishohet cdo ditë. Pra, një ditë më parë ka qenë sa gjysma e shumës së ditës aktuale.

 

d.gj/ Shqiptarja.com