TIRANE- Për ditën e parë të shkollës nuk janë të mjaftueshme vetëm 14 mijë lekë që t’ju duhen për të shpenzuar. Kjo për shkak se librat e fëmijëve të klasës së parë ju kushtojnë nga 1500-2000 lekë. Duke u referuara çmimeve të tri librave që ka miratuar Ministria e Arsimit për lëndët e klasës së parë, mesatarisht duhen 1700 lekë për librat.

Abetarja ka një çmim prej 420 lekë, fletorja e punës, 270 lekë, dituri natyre 1, 290 lekë, Edukim për Shoqërinë 1, 216 lekë dhe Matematika 550 lekë. Kjo do të thotë se aksesorët dhe librat në ditën e parë të shkollës do t’ju kushtojë 16 mijë lekë të rinj. Për dy fëmijë mesatarisht një familje shqiptare i duhen 32 mijë lekë, rreth 50% më shumë se paga minimale që është në vend.