16 kombëtare europiane do të vijojnë garën në fazën “play-off” me synimin për të siguruar një nga katër biletat e fundit drejt Kupës së Botës 2026. Së fundmi, faqja e specializuar 'Transfermarkt' ka publikuar renditjen e plotë të skuadrave, të bazuar në vlerën e kartonëve të lojtarëve.
Shqipëria vlerësohet me 88 milionë euro, ku dy nga emrat më të çmuar janë Armando Broja dhe Kristjan Asllani, të cilët përfaqësojnë pjesën më të rëndësishme të vlerës së tregut për kombëtaren kuqezi. Me këtë shifër, Shqipëria renditet në vendin e 12-të ndër 16 skuadra pjesëmarrëse.
Përpara kuqezinjve pozicionohet Kosova, e cila arrin një vlerë totale prej 131 milionë euro, falë lojtarëve si Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani, duke lënë pas ekipe si Rumania, Irlanda e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Në krye të listës qëndron bindshëm Italia, e cila është ekipi më i shtrenjtë i fazës play-off me plot 846 milionë euro. Vetëm Alessandro Bastoni, me vlerë rreth 80 milionë euro, kushton thuajse sa e gjithë kombëtarja shqiptare e marrë së bashku.
Lajmi kryesor:
Play-off i Botërorit 2026/ Shqipëria luan kundër Polonisë, Kosova gjen Sllovakinë! Kuqezinjtë në finale me fituesin e Ukrainë - Suedi, Italia e 'gjen shtruar'








