TIRANE- Fituesit në universitete pritet të shpallen në datën 4 shtator. Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të provimeve konfirmojnë se brënda javës së parë të shtatorit fituesit paraprak do të jenë gati dhe menjëherë më pas nis regjistrimi i studentëve.

Pas regjistrimit të fituesve prarak, që pritet të bëhet online, do të shpallen fituesit përfundimtar të fazës së parë, ku do të hiqen nga lista e fituesve ata që nuk janë regjistruar. “Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati.