Sa shumë antiamerikanizëm në PD

Sa shumë antiamerikanizëm në PD

Selia e PD-së

Partia që pretendon se “mbart vlerat e demokracisë amerikane”, apo dhe që “jemi e vetmja forcë politike në Shqipëri që jemi 100 per qind proamerikanë”, sot po përjeton shpërfytyrimin e saj politik. Kalimi nga “pro” në “antiamerikanizëm”, mbetet moraqli dhe vlera e vërtetë e një partie si ajo e Sali Berishës. Ish-lideri që mburret me vizitat në Shtëpinë e Bardhë, apo dhe takimet me Bushin e madh dhe të riun, kishte menduar se nuk do të prekej përjetësisht nga amerikanët.

Damkosja “non-grata” nuk është meritë e asnjë ambasadori, e asnjë ministri apo dhe e kryeministrit Rama, por direkt e mëkateve që janë bërë përgjatë 3 dekadave nga qeverisja e Partisë Demokratike. Mjaftoi vetëm një vendim i tillë nga DASH-i, që Sali Berisha dhe suita e tij në atë parti, ti suleshin ambasadores, DASh-it, institucioneve të drejtësisë amerikane, dhe të thurrnin skenare folklorike të padëgjuara.

Brënda Partisë Demokratike, ekziston sot një grupim i caktuar emrash dhe funksionarësh të asaj force politike, që kanë dalë hapur kundër Ambasadës së SHBA-së, DASH-it, dhe politikave demokratizuese dhe siguruese të shtetit më të madh demokratik në botë. Natyrisht duke mos përjashtuar  thellësisht interesat e tij personale dhe klanore, Sali Berisha po e kthen totalisht partinë kundër SHBA.

Nuk dëgjon asnjë deputet mbështetës të tij, të reagojë pozitivisht ndaj kësaj gjuhe urrejtje ndaj SHBA. Ata i janë bashkuar korit të Berishës, po thumbojnë ambasadoren, po shigjetojnë dhe akuzojnë atë për korrupsion, një çmënduri e padëgjuar, e cila do të ketë  kosto të madhe morale elektorale dhe politike për atë pjesë të asaj PD-je.

Të flasësh me gjuhën e urrejtjes krahinore ndaj një ambasadore të SHBA-së, ti kundërvësh asaj deputetë dhe zyrtarë të partisë për të mbrojtur  ish-liderin e shpallur “non-grata”, është më tepër se alarm brënda asaj force politike. Orientimi leninist që Sali Berisha po i bën asaj force politike, mbetet faza e fundit  e shkatërrimit substancial të Partisë Demokratike.

Vula, simbolet, selia, apo dhe pretendime të tjera absurde që ish-lideri kërkon të marrë nga gjyqsori, janë thjesht pretekse për t’ju sulur DASH-it, dhe zonjës Yuri Kim.

Akuza të fabrikuara mjeshtërisht nga ish-lideri, si njeriu i skenareve përgjatë 32 viteve në skenën politike, po u serviren mbështetësve  në takimet elektorale si “njolla turp ndaj vendimit të DASH-it dhe ndikimit të ambasadores  Kim, për “non-grata”  të Berishës”.

Vala e antiamerikanizmit në PD-në  e Berishës, mbetet në fakt vërtetësia ideologjike e mentalitetit dhe formimit të tij politik.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jasha: 06/04/2023 17:01

    Berisha dhe ata qe e ndjekun kunder amerikaneve jane topa muti qe nxjerr popolli yne proamerikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja