GREQI- Një biznesmen shqiptar në fushën e ndërtimit është dënuar dje në shtetin grek me 7.5 vite burg pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij dhe ka kërcënuar me vdekje ish-vjehrrin duke i vendosur atij thikën në fyt. 46-vjeçari shqiptar me banim në Volos i cili kishte marrë më herët një dënim prej 40 muajsh, është i njëjti person i cili në një tjetër episod të mëparshëm mori benzinë dhe tentoi të digjte ish-bashkëshorten dhe babanë e saj.
Në “emër të dashurisë” për fëmijën e tij të mitur, ai tërhoqi zvarrë dhe dhunoi si ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin, duke pretenduar më pas që gjithçka e kishte bërë pasi vuan nga problem të shëndeti mendor dhe se është përdorues droge, duke krijuar një alibi për veprimet e tij.
Mediet greke raportojnë se dy çështjet e tij u shqyrtuan dje ndërsa ai u vendos në paraburgim. Mirëpo mbrëmë në orën e vonë, ai ka telefonuar nga burgu në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij dhe i ka thënë, “Sapo çështja në gjykatë të mbarojë, në 5 minuta do vij t’ju gjej kudo që të jeni dhe do t’ju vras”. Shqiptari 46-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat greke, kishte marrë paraprakisht një dënim prej 40 muajsh heqje lirie për dy incidente. Ai ishte ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së prindërve të ish-bashkëshortes, aty ku jetonte edhe ajo dhe fëmija i mitur dhe nisi të bërtasë duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë.
Fatmirësisht ish-gruaja dhe fëmija nuk ishin në banesë, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. Ai goditi me gurë ish-vjehrrin e tij dhe e kërcënoi me vdekje duke i vendosur thikën në fyt, ndërkohë që e godiste në fytyrë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë. Mediat greke raportojnë se ai gjithashtu ka kërcënuar edhe vetë prokurorin që është marrë me çështjen e tij.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6136
Lajme të tjera
-
Arrestohet trajneri në Greqi, abuzoi seksualisht me sportistet e mitura
22 Mars, 16:57
-
Ekskluzive/ E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari 'live' nga qelia në ‘Pa Gjurmë’: Kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas
22 Mars, 16:34
-
Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa
22 Mars, 14:12
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30
-
Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
21 Mars, 12:44
-
VIDEO/ Rama çel ekspozitën me krijimet e tij artistike në Greqi: Mirënjohës për këtë pritje të mahnitshme
21 Mars, 11:05
-
U arrestua për vrasjen e hidraulikut shqiptar në Greqi, zbulohen dy emrat që përdor 23 vjeçari! E shkuara e tij e errët me rekorde kriminale
21 Mars, 08:48
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
FOTOT/ Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave! Arti nuk ka nevojë të përkthehet
20 Mars, 09:27
-
Reportazhi i medias greke: Trafiku i drogës Shqipëri-Igumenicë, rrjeti përdor të pastrehë për transportin e marijuanës
19 Mars, 11:10
-
Dështon arratisja nga burgu grek, 48-vjeçari shqiptari kapet pas katër orësh
18 Mars, 18:11
-
Media greke i dedikon shkrim kryeministrit: Ana artistike e Edi Ramës, pritet të ‘ndriçojë’ ekspozitën e tij në Zappeion në Greqi
18 Mars, 16:13
Futini nai plumb dhe te gjithe te jetojne te qete.
Përgjigju