Sa të ndikuar janë personat me probleme të shëndetit mendor nga izolimi? Psikiatrja Reli: Ruani raportet me mjekun specialist

Vetë situata e krijuar me izolimin në shtëpi për të mos u infektuar, ndërsa e gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19 ka krijuar tek qytetarët stres, panik, ankth, frikë dhe tension. Dhe se është pikërisht stresi që ndikon në shëndetin tonë fizik, social, emocional, psikologjik dhe mendor. Mirëpo, si ta menaxhojmë izolimin? Për këtë në një lidhje për “Pa Protokoll” ka folur mjekja psikiatre nga Lombardia, Arjana Reli.

Sipas Relit, frika, stresi, çrregullimet e ritmit të gjumit janë ato që ndikojnë tek një person, megjithatë kjo është normale për kushtet anormale në të cilat ndodhemi.

“Qëllimi jonë  është të mbrojmë shëndetin. Nëse ne ushqejmë konfliktet tona psikologjike, përmes pamundësisë për të dalë bëhet edhe më e vështirë.

Duhet të përdorim në maksimum inteligjencën dhe kushtet tona të përshtatjes. Të gjitha reagimet aktualisht janë brenda një normaliteti, por ndjenja e frikës, stresi i shtuar, ç’rregullimet e ritmit të gjumit janë të gjitha anomali që ndikojnë tek personi. Ato duhet t’i konsiderojmë një gjendje normale pasi ne jemi në kushte anormale. Kjo cilësohet normale deri në pikën kur nuk është çrregulluar funksionaliteti ynë.

Në jemi në shtëpi... Nëse ankthi nuk është bërë patologjik ne duhet të mendojmë se jemi në ambientin tonë dhe me njëri tjetrin. Ne kemi hapsirat tona që duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum”, është shprehur Reli.

Mirëpo, sa të rrezikuar janë personat që vuajnë nga depresioni dhe sëmundje të tjera të shëndetit mendor gjatë kësaj perjudhe izolimi në banesë?

Padyshim që këta persona janë një kategori tjetër. Sigurisht që e para gjë që duhet bërë është të ruhet raporti me mjekun e familjes apo mjek tjetër specialist. Ne jemi këtu më shumë se kurrë për këtë kategori, e cila në këto kushte mund të vuaj më shumë se kurrë. Ky mjek mund të rregulloj përqëndrimin e mjekimit me të cilin po trajton këtë problem. Jam i sigurt që të gjitha këto problematika që këta persona kanë patur nuk kanë pritur ardhjen e COVID-19 për t’u shfaqur. Ky grup të sëmurësh për të cilin parafolëm padyshim që ka kërkuar më parë ndihmën e specialistit. Në asnjë mënyrë mos e neglizhoni ndihmën e specialistit”, thekson mjekja psikiatre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë