Sa turp, sërish pa Reformë reale Zgjedhore

Sa turp, sërish pa Reformë reale Zgjedhore

Sido që do të zhvillohen ngjarjet politike, sido që do të marrë ecuria e Reformës në Drejtësi, një gjë po kuptohet mirë e qartë: Reforma Zgjedhore është e pamundur të zhvillohet në ato përmasa që i është kërkuar vendit nga faktori i huaj dhe që i dikton interesi vendas. Pra, me kohën në dispozicion, është e pamundur për qeverinë që në të gjitha hallkat e saj të hapë procedurën e përshtatjes së aparaturave për votimin elektronik, kurse reforma e administratës mund të bëhet, por dukshëm kuptohet se me këtë lloj ritmi nuk ka ndonjë lloj predispozite se do të ndryshojë shumë.

Me çfarë kuptohet, të dy partitë e mëdha, po ua lënë topin sërish ndërkombëtarëve që të konkludojnë pasi divergjencat e tyre janë të tilla saqë është e pamundur të shkohet drejt shkuarjes së një Reforme të plotë dhe reale. PS dhe PD janë kaq të vendosura të ecin në monotoninë e tyre të sherrit, saqë nuk kanë më frikë as jo e jo afrimin e hapjes së negociatave, që e ka si kusht këtë reformë, por edhe imazhin e tyre të munguar. Me çfarë kuptohet do të shkohet me kodin e vjetër, referonte ish-kryetari i KQZ-së Ilir Celibashi, pak ditë më parë, kurse të njëjtën gjë mendon ish-kryetari tjetër Kristaq Kume, që shtonte i bindur se teknikisht koha tashmë është krejt e pamjaftueshme.

Zgjedhjet në Shqipëri janë peng realisht i makutërisë së dy partive kryesore për të drejtuar vendin. Paçka kundërshtive, në fund Reforma do mbetet thjesht në duar të tyre dhe do të qepet keq. Dhe, kështu ndodh që partitë investojnë njerëz dhe energji bashkëpunëtorësh, por që në fund s’kuptohet realisht pse duhet të iki ky mundim kaq kot, veç asaj që kjo gjëndje është e lakmueshme nga të dy palët. Bashkëkryetari Socialist i Komisionit Parlamentar Bledi Çuçi bëri hapin e parë të tregonte propozimet e Të Majtëve, por Opozita e bojkotoi duke ardhur vetëm pak orë më vonë me një të ashtuquajtur Platformë, që e paraqiti primati i Partisë, Lulëzim Basha, por që në thelb nuk është Reforma që njerëzit realisht duan.

Për një njeri të thjeshtë është realisht e pakuptueshme se pse nuk trajnohen individë pa parti për komisionet zgjedhore, pse nuk u bë gati deri tani për testim Votimi Elektronik, pse është kaq “e vështirë” të administrohen zgjedhjet, pse vendi duhet mbushur me reklama që e mbysin median private, pse nuk zgjidhen realisht individë që publiku mund t’i besojë. Kjo e ka një përgjigje që e njeh mirë i gjithë publiku: Në Shqipëri zgjedhjet nuk sjellin alternativa por thjesht shkëmbejnë emrat e PS-së dhe PD-së, si edhe të zgjedhurit e kryetarëve. Ndërkohë që ajo që presin njerëzit për Depolitizimin e komisioneve, Transparencën, Kuotat gjinore, Financimet duket se nuk do marrin përgjigje edhe në këto zgjedhje. Më së shumti koha në dispozicion nuk premton më asgjë, për të thënë që zgjedhjet sërish do të përsëritin të njëjtën gjë. Njëra palë humbëse, e cila do të kundërshtoj fituesin e palës tjetër. Dhe, kështu vendi po mbetet sërish pa një Reformë reale Zgjedhore. Që në fakt, nuk është se na prish shumë punë, derisa të dy partitë kryesore u pëlqen të merren me të. (Javanews)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat