TIRANE- Një i moshuar i cili kërkon të marrë pension para se të mbushë moshën ka të drejtë për të përfituar me kushtin që pensioni i pleqërisë të ulet më 0.6% në muaj. Nëse keni plotësuar vitet e sigurimit duke derdhur kontribute me pagën minimale apo si i vetpunësuar në bujqësi dhe kërkoni të përfitoni 1 vit para se të mbushni moshën, atëherë pensioni juaj do të jetë 1 mijë lekë më i ulët.

Nga 14 mijë e 500 lekë do të përfitoni 13 mijë e 500 lekë. Ky pension sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të jetë i njëjtë gjatë gjithë kohës së përfitimit, por mund të rritet kur indeksohet apo rriten pensionet nga Këshilli i Ministrave. Janë këto të dhënat që jep ISSH në për pensionin e reduktuar, duke dhënë dhe shembujt përkatës.