Sa 'virgjëresha' të fjalëve të pista, e sa pak ithtarë të së drejtës në këtë vend

Sa 'virgjëresha' të fjalëve të pista, e sa pak ithtarë të së drejtës në këtë vend

Sali Berisha dhe Edi Rama

Shumë bëjnë si “virgjëresha” të fjalëve të pista, por nuk e dinë se veprimet e tyre, të pavërtetat e tyre, deformimet e përfitimet e tyre në kurriz të një vendi, janë gjëja më e pisët që një qytetar, një individ, një patriot mund të bëjë. Shumë u “indinjuan” për përplasjen e madhe mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit historik të Partisë Demokratike në Kuvend, Sali Berisha, por pak duket se e vrasin mendjen për të kuptuar të vërtetat në ato akuza që hidhen e dëgjojmë përditë, prej 25 vitesh, në veshët tanë.

Për herë të parë, në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk është Altari i Universit, por grumbulluesi i humoreve, instikteve, dijeve dhe padijeve, ëndrrave dhe ambicieve, urisë dhe paginjësisë së shqiptarëve, u përplasën dy njerëz të një rëndësie të madhe politike për Shqipërinë. Atëherë? Në vend që të qartësojmë mendjen e shpirtin se kush foli më sinqerisht, të mbledhim të dhëna e të verifikojmë se kush gënjen e kush thotë të drejtën para shqiptarëve, me fjalë dhe figurë, bëjmë sikur shqetësohemi për formën. Aty, në mërzi e sipër, në inat e sipër, në bërtitje e sipër në sharje e sipër. Aty kemi të vërtetat.

Dje në rrjete sociale e në biseda, Shqipëria dukej si ajo familja që jeton në një makth, dhunë, mjerim ndjenjash e vlerash, por është e shqetësuar më shumë se çdo gjë tjetër, jo për të kuptuar se ku qëndron e keqja, për ta shkulur e për ta mjekuar, por, të mos e marrë vesh lagjja. Të tjerët. Të tregojmë në sy të botës se jemi në harmoni e perfektë, të larë e hekurosur, pavarësisht se brenda kërcënohemi nga kalbja e vlerave. E kështu nisën recitimet e vjershat, peticionet e refrenet për formën, për dukjen, për gjasmen, jo për Të Vërtetën.

Njerëz, masa, turma që marrin përsipër të gjykojnë, jo të verifikojnë dhe me trurin e tyre, këtë mrekulli që Natyra na ka dhuruar, të arsyetojnë.

Le të përplasen me fjalën politikanët. Janë përplasur kurdoherë e kudo edhe në Parlamentet e shoqërive më të qytetëruara. Ne qytetarëve, kujt i dhimbset e do ta shohë të bukur e të vërtetë këtë tokë, duhet të na interesojë vetëm një gjë: Kush është më i drejtë, i sinqertë, punëtor e shërbyes i Shqipërisë mes tyre. Në inat e sipër njerëzit shpesh thonë atë që mendojnë, dhe fjalët, arrijnë në zemër, pa pasur kohë që mendja t’i përpunojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poema: 03/02/2019 11:47

    hipokrizine e varros populli me qendrimin dhe zgjedhjen qe ben.lerini te recitojn sa te duan, e verteta eshte mes atyre fjaleve

    Përgjigju
  • laertimiria: 01/02/2019 12:46

    Une e kam nxjerre konkluzionin tim dhe jam i bindur qe si une e kane nxjerre me kohe shume shqiptare.Ms kujtoni se te gjithe e kalojne diten ne facebook llap llap. Vota eshte fjala me e mire dhe besoj se jeni aq e zgjuar dhe ju qe ta dini mire se shqiptaret durojne durojne, por as harrojne dhe as nuk kuptojne

    Përgjigju
  • bledi: 01/02/2019 12:44

    Shqiptaret e dine.Shumica e kane te qarte se kush shpif e kush flet drejt. Pak jane moralistet qe bejne sikur nuk kuptojne. Ta dini edhe ju

    Përgjigju
  • Vlorë: 01/02/2019 11:04

    Dhe sipas jush kush kishte të drejtë në atë hale parlament ku të gjithë vetëm fjalë nuk lëshojnë nga goja, se cdo gjë tjetër lëshojnë. Saliun e njohim për barbar, por të lutem mos ul inteligjencën tënde të na vendosësh për të virgjër Ramën, shkurt në atë llum jan të dy njësoj si Rama dhe SALIU seicili ka barbarit e tij në kurriz me ato që i kan bërë e po i bëjnë këtij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)