Pas sigurimit të finales, trajneri i Argjentinës, Sabella ka filluar që të mendojnë menjëherë për ndeshjen përballë Gjermanisë më datë 13 Korrik. Argjentinasi ka filluar me ankesat “Kemi një ditë më pak pushim në krahasim me Gjermaninë dhe ky fakt mund të ndikojë.

Megjithatë me punë dhe përulësi unë jam i sigurt se ne do të japim gjithçka përballë Gjermanisë. Të jemi në finalen e një Kupe Bote është një gëzim shumë i madh. E dimë që do të kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë.

Unë gjithmonë kam pasur simpati për Gjermaninë dhe për futbollin që ata aplikojnë. tashmë dua të shijoj kualifikimin në finale. Jam shumë i lumtur që kemi arritur diçka të tillë sidomos për futbollistët” tha ai.


d.b/shqiptarja.com