Sabiani tregon arsyen e fortë që e bëri të ndryshojë emër

Sabiani tregon arsyen e fortë që e bëri të ndryshojë emër

Këngëtari Sabiani

Këngëtari Sabian Medini ka treguar mes lotësh arsyen e fortë që e bëri të ndryshojë emrin.

Këngëtari tha mbrëmjen e sotme se emri i tij ishte Lorenc, por kur humbi nënën vendosi të ndërronte emrin që ta ndjente më pranë.

Sabiani deklaroi se nënën e humbi më 8 mars dhe ajo quhej Shabale.

“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit. Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale, si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabian. Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, rrëfeu ai në emisionin “S’e luan topi”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

PS nuk shkon, dështon sërish komisioni hetimor për Shëndetësinë! Vokshi thirrje Nikolës: Merrni masa urgjente

PS nuk shkon, dështon sërish komisioni hetimor për Shëndetësinë! Vokshi thirrje Nikolës: Merrni masa urgjente