Keisi është përlotur ditën e sotme gjatë një bisede me të atin, Sabianin, i cili është bërë së fundmi pjesë e Big Brother VIP.

Teksa flisnin për marrëdhënien e saj me Kristin, këngëtari i bëri të qartë që do të jetë gjithmonë pranë saj ndërsa Keisi ishte e shqetësuar për mënyrën se si e interpretonin këtë banorët e tjerë.

Biseda:

Sabiani: Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë?

Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi.

Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre.

Keisi: Nuk e kuptojnë fare.

Sabiani: Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera…

Keisi: I di, i di të gjitha, ti e di tipin tim.

Sabiani: Biri i babit, dashuri. Përshëndete mamin gjithmonë.

Keisi: Më ka marrë shumë malli për atë, 4 muaj pa e takuar. E kupton ça kam patur brenda tërë kohës.