Kohët e fundit imazhi i Sadije Berisha, nusja e djalit të kryeministrit Sali Berisha sa vjen edhe po kornizohet në publik, por nga ana tjetër lindin edhe hamendësime të tjera.
Kohët e fundit imazhi i Sadije Berisha, nusja e djalit të kryeministrit Sali Berisha sa vjen edhe po kornizohet në publik, por nga ana tjetër lindin edhe hamendësime të tjera. Në fillim botoi një libër me receta kuzhinë, më pas u shfaq në kopertinën e një revistë, ndërsa së fundmi e shohim atë jo më nën shoqërinë e bashkëshortit, por krah mikeshave të ngushta. Ndërsa shumica e personaliteve publike që ishin të ftuar në Kënga Magjike kishin në krah bashëkshortët e tyre, Sadije Berisha u shfaq me një mikeshë, e veshur shumë chic, ajo dukej më e lirë se asnjëherë tjetër, jashtë kornizave protokollare. Për shumë njerëz ishte e habitshme sesi ajo ishte vetëm, pa Shklëlzenin. Ndërkaq vetëm, pak minuta më pas në Pallatin e Kongreseve erdhi edhe kryeministri Berisha me bashkëshorten dhe njërën prej mbesave të së bijës. Po ç’të ketë ndodhur vallë mes Shkëlzenit dhe Sadijes apo është një ndarje mes familjes? Shpresojmë ta zbulojmë sa më afër!