Futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë këtë javë kanë bërë një paraqitje për t'u vlerësuar pozitivisht, veçanërisht Roshi dhe Sadiku të cilët kanë shënuar me ekipet e tyre respektive. Kështu Roshi 10 minuta pasi ka hyrë në fushën e lojës ka shënuar për ekipin e tij ku aktivizohet në Bundesliga 2, FSV Frankfurt.
Roshi shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur fitoren e Frankfurtin kundër Dresdenit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1. Kapllani është aktivizuar për 90 minuta, duke treguar formë të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar. Ka qenë goli i tretë për Roshin këtë sezon, ndërsa Kapllani ka realizuar 9 gola.
Një paraqitje mjaft të mirë ka realizuar edhe Armando Sakiu në Zvicër me ekipin e Luganos, pavarësosht se humbi përballë ekipit të Ëil-it me rezultatin 2-3. Sadiku u shfaq mjaft mirë në fushë duke qenë edhe njëherë tjetër devciziv në fushë me golat e parë duke hapur takimin, por në fund vendasit humbasin 2-3.
Futbollistin shqiptar gjatë ndeshjes me ekipin e Ëill në kampionat këtë javë e kanë ndjekur edhe disa menaxherë nga Italia dhe Gjermania në prani edhe të menaxherit të tij Sokol Haxhia. Sipas gjasave dhe shtypit italian sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit në fund të edicionit do të zhvendoset në një kampionat elitar të Evropë.
Shanset janë që të luajë në Itali, por nuk përjashtohet edhe kampionati Gjerman i futbollit.Suprizë ishte edhe oferta nga Corinthias para pak ditësh, megjithatë sipas futbollistit nga Elbasani asgjë nuk është vendosur deri më tani. Ndërsa ekipi i tij kërkon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com