ZVICER- Armando Sadiku ka firmosur zyrtarisht kontratën me Zyrih që hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2014. 22-vjeçari nga Elbasani ka nënshkruar kontratën me ekipin e njohur zviceran për 4.5 vite, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2014 dhe zgjat deri në qershor të vitit 2018.

Ai do të mbajë fanellën me numër 11, ndërsa mendohet se shuma e transferimit shkon 500 mijë euro. Sadiku në vitet e fundit ishte pjesë e Luganos në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, ku në 80 paraqitje ka shënuar 52 gola. Në ekipin e Zyrihut, Sadiku do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Blerim Wn.

Kontratën e re me ekipin e Zyrihut, Sadiku e ka firmosur menjëherë pasi ka përfunduar ndeshjen miqësore me Bjellorusinë në Antalia. Me Shqipërinë, Sadiku ka realizuar 9 ndeshje duke shënuar vetëm një gol. Në një prononcim për mediat vendase pas firmosjes së kontratës së re me ekipin e Zyrihut, Sadiku është shprehur mjaft i lumtur.

“Kjo është një sfidë për mua, të cilën dua ta fitoj duke dhënë maksimumin dhe shënuar sa më shumë në cdo ndeshje. Zyrihu është një ekip i madh, shpresoj që të lë gjurmën time në këtë ekip” deklaroi sulmuesi elbasanas. Sadiku në karrierën e tij ka luajtur me ekipin e Turbinës, Gramozit, Elbasanit, Locarno, Lugano dhe tashmë me Zyrihun, po në Zvicër.

Në ekipin e ri, të cilit do ti bashkohet në muajin Janar, sulmuesi i talentuar do të gjejë edhe një tjetër futbollist të kombëtares, Blerim Wn. Futbollisti shqiptar ka qenë në qendër të merkatos së shumë ekipeve italiane dhe gjermane gjatë verës, por në fund nuk arriti që të firmosë me asnjë duke e shtyrë largimin nga ekipi i kategorisë së dytë për në Janar. Xhenoa ishte një ndër ekipet që luftoi deri në fund për të pasur shërbimet e Sadikut, por në fund, sulmuesi nuk pranoi që të lëvizë nga kampionati zviceran.

22-vjeçari ka realizuar një paraqitje të mirë me Shqipërinë, por ftesat dhe minutat që De Biasi i ka vendosur në dispozicion kanë qenë me pikatore, pas një mungese të gjatë u rikthyer në miqësoren e fundit. Me ndërrimin e ekipin italiani sipas të gjitha gjasave duket se do ta ketë sulmues të parë elbasanasin së bashku me Canin. Megjithatë gjithcka do të varet edhe nga paraqitja e 22 vjecarit shqiptar me ekipin e ri në kampionatin zviceran të Zyrihut.


Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)