Lajm i keq për Kombëtaren kur na ndajnë vetëm dy ditë nga ndeshja ndaj Lihtenshtajnit.

Armando Sadiku bomberi i momentit nuk do të jetë në dispozocion për dy ndeshjet e radhës shumë të rëndësishme të enjten ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës të dielën.

Sadiku ishte i dëmtuar por u provua deri në fund që të jetë i gatshëm.

Sot Sadiku i shoqëruar edhe nga stafi mjekësor ka shkuar në Zyrih për të kryer një rezonancë manjetike dhe mjekët kanë vendosur që Sadiku nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës.

Në vend të sulmuesit Armando Sadiku trajneri De Biasi ka rikthyer në skuadër pas 3 vitesh Edgar Çanin që luan në Itali tek Piza.

Ndërkaq skuadra ka vijuar stërvitjet në Vaduz duke u përgatitur për sfidën e së enjtes ndaj Lihtenshtejnit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com