Sadiku kalon tek Malaga, Hysaj mbetet në Napoli

Sadiku kalon tek Malaga, Hysaj mbetet në Napoli

Në minutat e fundit përpara se të mbyllej merkato Armando Sadiku ka lënë Levanten dhe është transferuar në Ligën e dytë spanjolle tek Malaga ku gjen edhe shqiptarin tjetër Keidi Bare. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë Levanten dhe do luajë sezonin e ardhshëm n formë huazimi tek ekipi i njohur Malaga që militon në Ligën e dytë. Sadiku përpara se të kryente transferimin e rinovoi kontratë me Levanten edhe për një vit.

Elseid Hysaj që u kthye në një telenovelë gjatë verës do vijojë të qëndrojë tek Napoli edhe pse mund të jetë zgjedhje e tretë për krahun e djathtë.

Agjenti i tij ka thënë se ka pasur tre oferta nga Roma, Valencia e Atletico por nuk është finalizuar asgjë edhe për shkak të kërkesës së lartë të Napolit. Agjenti ka sqaruar se Hysaj nuk do ta rinovojë kontratën me Napolin dhe mund të largohet në janar./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja