Armando Sadiku ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin indian të futbollit dhe po ndihmon ekipin e tij t’i afrohet trofeut të parë të rëndësishëm të sezonit, atë për vendin e parë në renditjen e kampionatit.

Sulmuesi shqiptar la shenjën e tij në fitoren 0-4 që Mohun Bagan arriti përballë Bengalurut. 32-vjeçari e nisi si titullar ndeshjen dhe në minutën e 59-të realizoi golin e katërt për skuadrën e tij, dhe të tetin sezonal në elitën e futbollit indian.

Mohun Bagan renditet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se kryesuesit e Mumbai Cityt.