Sadiku transferohet te Levante:
Nuk e mendova dy herë ofertën

Sadiku transferohet te Levante:<br />Nuk e mendova dy herë ofertën<br>
Armando Sadiku ka folur si një lojtar i Levantes në konferencën për shtyp që ai pati sot, në ditën e prezantimit të tij në klub. Sadiku duket mjaft i lumtur për aventurën e tij të re dhe i gatshëm për të dhënë më të mirën për klubin e ri. Më poshtë disa nga frazat kryesore të prezantimit të tij për klubin e ri.

“Jam një sulmues zone, ky është pozicioni ku ndihem më mirë. Do të përpiqem të jam gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Unë jap gjithmonë 100%. Jam gati të luaj. Ndihem mirë psikologjiskëshit dhe nëse trajneri më beson, unë jam plotësisht gati për të dhënë më të mirën,' deklaroi futbollisti.

“E njoh kampionatin sepse kam qenë në kontakt me De Biasin dhe ai më ka folur për kampionatin spanjoll. Kur më erdhi oferta nga Levante, unë thashë menjëherë po, nuk e mendova fare," tha Sadiku.

“De Biasi më tha se Levante është një klub i vogël, por është si një familje e madhe dhe për mënyrën se si unë i bëj gjërat është klubi perfekt. Në ato pak ditë që kam qenë këtu, kam kuptuar që ky klub është pikërisht siç më tha De Biasi," u shprej talenti futbollit.Panorama Sport

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas