Sadleva Bodo është emëruar drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bodo do të bëhet kështu drejtuesja e parë grua në krye të këtij institucioni.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme vjen pas dorëheqjes së Adriatik Kupit pas 7 muajsh në këtë detyrë. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te Kupi.
Para këtij posti Bodo ka mbajtur detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bodo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme, kur në krye të këtij institucioni ishte Fatmir Xhafaj. Ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.
Vendimi:
Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.







Komente
Komento