Safet Bajri jetë 'luksi' edhe në qeli, shkel ligjin dhe e tregon hapur në Instagram (VIDEO)

Safet Bajri, i cilësuar si kreu i grupit të "Bajrave" i arrestuar pak kohë më parë në një superoperacion në Shkodër, po vuan dënim në burgun 313 në Tiranë. Ai akuzohet për një sërë veprimtarish kriminale, po sot ai është rikthyer në vëmendje të medieve.

Shkak këtë herë është një postim i tij në rrjetet sociale. Edhe pse i burgosur, kjo nuk e ka penguar Bajrin që të mbajë celularë (ndonëse është e ndalur) e aq më tepër që të jetë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar në video teksa është duke parë spektaklin e humorit "Portokalli". Shumë pyetje lindin nga kjo video...si e ka siguruar këtë celular, kush ia ka bërë ofertën e internetit, ku e mban të fshehur dhe përse nuk ia kanë konfiskuar për aq kohë sa ai herë pas here poston foto dhe video në rrjetet sociale...pyetje për të cilat duhet të ketë një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Mediat belge kanë shkruar se Bajri bënte jetë luksi në Belgjikë dhe duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar me arrestimin e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 006: 22/05/2019 09:05

    Tan po ja shofin sherrin mrend e jasht

    Përgjigju
  • Berti: 20/05/2019 23:27

    Per cfare spiunash e keni fjalen se ky eshte lidhur online. Do te tregoj se dhe ne burg jeton si bos, por harron qe prape ne burg eshte dhe eshte i kufizuar ne shume gjera. I thone vite jete por me sa duket nuk ju ben pershtypje. Ne qershor hyn ne fuqi ligji i ngjashem me 41 bis ne itali. Nese zbatohet si duhet atehere nuk do kete njeri te thote burgu per burra eshte.

    Përgjigju
  • Shkodra jeme e bukur: 20/05/2019 21:34

    I lumte pushka ahahahahahhah

    Përgjigju
  • XoXo: 20/05/2019 21:13

    Ba me pa cdokush punen e vet kishte me ken ma mire,spiunat skane te ndalun.

    Përgjigju
  • Edi Ramaqiri: 20/05/2019 19:23

    Me keto duhet te merret pd e lsi dhe jo me bllokime rrugesh. Edi Rama a e ka pare valle...?!

    Përgjigju
    • Irena: 23/05/2019 06:10

      Sa shum me detaje i shikoni punet e te tjerve shikoni mo punet e tuja lenje ca ben ai ne burg cbehet kshu ju beni si ti kishi punet e tuja vi teli mo njerz te pa pergjefjahem

    • Edi ramatkaqir: 20/05/2019 21:29

      Eee e kam pare .!

  • Kojshia: 20/05/2019 19:21

    Ja ka ba Zoti rrisk . Po spijunat nuk nalen edhe neper istagram hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja