Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu, për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe shkelja e barazisë në tendera.

Sipas deklaratës së bashkisë janë konstatuar shkelje në mosrespektimet e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin Prill 2020, 

Shehu ka harxhuar plot 20 milionë dollarë, sipas Gjicit. Kjo shifër ka dalë pas një auditimi të bashkisë Kukës, nga kreu pasardhës Safet Gjici, me një raport që kap periudhën korrik 2017 deri në qershor 2019.

Sipas auditimit, është akumuluar ky borxh i madh për shkak të shpenzimeve, prokurorimeve të tenderave e procedurave të tjera të evidentuara nga raporti.

Gjici gjatë deklaratës së tij teksa rendiste akuzat, tha se ka konstatuar se në periudhën 2017-2018 janë harxhuar 600 mijë dollar për blerje nafte, e cila shton se është përdorur gjatë fushatës elektorale nga militantët e PD.

Shkeljet janë konstatuar nga auditi i brendshëm në këtë institucion, auditimi i jashtëm i ministrisë se Financave dhe ai i KLSH.

Bashkim Shehu dhe Safet Gjici

Kallëzimi i Bashkisë:

Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë, Z. Bashkim Shehu.

Ne vijim po ju parashtrojmë si me poshtë ne mënyrë te përmbledhur shkeljet e konstatuara nga auditi i brendshëm i bashkisë , Kukës, auditimi i jashtëm i ministrisë se Financave dhe ai i KLSH.

1- Shkeljet dhe mosrespektimet e ligjit në fushën e prokurimit publik dhe të fushës së menaxhimit financiar publik te kryera ne periudhën 2017-2018, konstatuar nga Drejtoria e Inspektimit Financiar, pranë Ministrisë se Financave ne muajin Prill 2020.​Nga ana e bashkise Kukes, gjate vitit 2017-2018 dhe konkretisht nga ish-Kryetari i Bashkise dhe Drejtori i Financës, te cilët me dashje dhe me qellim, kane shpërdoruar (pa dokumentacion justifikues ose ne disa raste justifikuar me dokumentacion fiktiv), rreth 600,000 USD për blerje nafte. Ka dyshime te arsyeshme se ky karburant është përdorur kryesisht nga ish Kryetari i Bashkise z. Shehu, ne shkelje te plote te ligjit pasi përdorimi i tij është bere me qellim furnizimin e mjeteve te transportit ne interes dhe ne mbështetje te fushatës elektorale te Partisë Demokratike. Drejtoria e Financës, ne dijeni, me kërkese, për interes dhe ne mbështetje te plote nga ish Kryetari z. Shehu ka shpërdoruar fondet publike dhe konkretisht nafte për nevoja personale, elektorale te subjektit politik (si p.sh. Transportimi i militanteve me autobus për ne drejtim te Tiranes ku edhe zhvilloheshin mitingjet politike, transporti për llogari te zgjedhjeve etj) dhe jo për nevojat e institucionit.

2- Drejtoria e Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Kukës, në zbatim të programit të angazhimit të auditimit me nr. 393 prot, datë 08.08.2019, si dhe programit shtesë nr.521/1 prot, datë 06.09.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Kukës, për veprimtarinë e institucionit nga data 01.07.2017 deri më 30.06.2019, ku ka konkluduar nder te tjera se:

Bashkia Kukës, nuk ka marr masa për miratimin nga Thesari përpara fillimit të procedurave të prokurimit, dhe mos raportimin e saktë dhe në kohë të angazhimeve dhe shpenzimeve buxhetore. Gjithashtu strukturat përgjegjëse të Bashkisë Kukës (ish-Titullarit/Kryetarit të Bashkisë), megjithëse në dijeni të shkeljeve nga Autoriteti Kontraktor, si në rastet e shkeljeve të afateve të regjistrimit të angazhimeve dhe shpenzimeve, nuk ka marrë asnjë masë administrative konkrete për të disiplinuar procesin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërkohë këto struktura kanë kontribuar në krijimin e mundësive për kapërcimin e kontrolleve si në rastin e mos regjistrimit të planit buxhetor sipas  Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA), lejimit të regjistrimeve të fragmentarizuar të urdhër- prokurimeve, kontratave, dhe faturave në Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ),  për shkak të mungesës së fondeve buxhetore disponibël. Po ashtu është hartuar dhe miratuar shtesë regjistri “Regjistri i Parashikimit të Prokurimeve Publike”, edhe keto shtesa rezultojnë te pakonfirmuara nga dega e thesarit.

Si pasoje vetëm nga bashkia , Kukës per këtë periudhe kohore eshte akumuluar nje borxh  rreth 20 000 000 $. Nje shume kjo teper e konsiderushme per nje bashki te vogël e cila ka nje buxhet modest si dhe referuar faktit se me këto para thuajse nuk është bere asgjë për komunitetin ne këtë bashki.

Po ashtu gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, dhe të fushës së menaxhimit financiar publik, kryesisht në:

- Përzgjedhjen e procedurës së prokurimit.

- Administrimit të dokumentacionit fizik.

- Mungesën për të marrë vulën e konfirmimit të fondeve disponibël në Degën e Thesarit përpara se të fillojë procesin e tenderimit.

- Kualifikikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorëve ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 1,645,591,090 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

3- Po ashtu edhe KLSH ne kontrollin e kryer ne vitin 2017, ka konstatuar shkelje flagrante te trajtuara me hollësisht ne kallëzim.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër dhe shkeljet e tjera, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, Bashkia Kukës ka kryer pranë Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë , sot me datë 04.11.2020, kallëzim penal ndaj shtetasit B.SH. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Kukës në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim,  “Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tender apo ankande publike” ne bashkepunim, “Pastrim te produkteve te vepres penale, ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 248 , 258, 287 dhe 25, te Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
Kallëzoi në SPAK Shehun, Gjici rendit shkeljet: 600 000 dollarë për blerje nafte për fushatën e PD! Ka shkelur detyrën, 20 mln $ borxh

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ka renditur shkeljet që sipas tij ka bërë ish kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu.

Gjici kishte renditur disa nga episodet korruptive të paraardhësit duke nisur me shpërdorimet për karburant për përdorim gjatë fushatës elektorale, ku vetëm për periudhën 2017-2018 kapin shifrën 600 000 dollarë.

Sipas Gjicit, paraardhësi i tij akuzohet për përpjekje për kapërcimin e kontrolleve të ushtruara duke iu shmangur edhe kritereve të prokurimeve etj.  Për këtë shkak  siç nënvizoi Gjici është akumuluar një borxh për njësinë vendore prej rreth 20 milionë dollarë pasi ka bërë prokurime publike pa pasë para në thesar.

Përveç të tjerash Shehu akuzohet për shkelje të parimit të barazisë (ligji 7895) etj.  Prandaj bashkia e Kukësit për këto shkelje ka bërë kallxim penal në SPAK bazuar edhe në Auditet e Ministrisë sëFinancës, Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Shumë shpejt do tju ftojmë për shtyp në lidhje me shkeljet e mëdhaja që kanë ndodhur në Bashkinë e Kukësit në 4 vite që ka qenë në krye të bashkisë bashkim Shehu. Shkeljet e konstatuara nga KLSH. Shkelje dhe mosrespektim ligji në fushën  e prokurimit publik dhe të fushës se menaxhimit fianciar publik në periudhën 2017-2018.

Gjatë vitit 2017-2018 kanë shpërdoruar pa justifikim rreth 600 000 dollarë për blerje nafte. Ka dyshime të arsyeshme se kjo  naftë është përdorur nga Shehu me qëllim furnizimin e mjeteve të transpoortit të interes të fushatave elektorale të PD.

Shehu ka shpërdoruar fonde publike, për nevoja elektorale dhe personale për subjektin e tij. Bashkia Kukës nuk ka marrë masa për miratimin nga thesari përpara fillimit të proceduar dhe mosraportim të saktë dhe në koh të shoenzimeve buxhetore. Në dijeni të shkeljeve nuk ka marrë asnjë masë për të disiplinuar procesin. Këto struktura kanë kontribuar në krijimin e mundësive për kapërcimin e kontrolleve si në rastin e mosregjistrimit të planit buxhetor.

Për shkak të mungesës së fondit buxhetor disponiblë është hartuar dhe miratuar shtesë regjistri i parashikimit të prokurimit publik. Edhe këto rezultojnë të pakonfirmuara nga dega e saj dhe kjo është një shkelje e rëndë. Për këtë periudhë bashkia ka akumuluar një borxh prej  rreth 20 milion dollarë. një shumë tepër e konsiderueshme për një bashki të vogël. U konstatuan shkelje edhe në fushën e prokurimit publik dhe atë të menaxhimit finaciar publik. Kryesisht në zgjedhjen e procedurës së prokurimit", tha mes të tjerash Gjici.