Videoskandali sekusal, Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin! 'Arrest shtëpie' për Alma K.

Alma K u paraqit sërish në gjykatën e Apelit të posaçëm ku kërkoi heqjen e masës arrest shtëpie të vendosur ndaj saj më 26 qershor për videon e mardhënieve seksuale të regjistruar në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

E veshur sportive, me një kapele të errët dhe zyra dielli ajo nuk e mbuloi fytyrën me dosje kësaj here teksa hyri në gjykatë ku kërkoi heqjen e masës me pretedimin se arresti në shtëpi e pengon të sigurojë të ardhura për familjen Në seancën e Apelit, ishte prezent edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i cili akuzohet për korrupsion pasiv. 

Në një njoftim për median, Apeli njoftoi se Gjyqtarja Saida Dollani, vendosi rrëzimin e ankimeve të paraqitura nga Safet Gjici dhe Ama K, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre më 26 qershor. Në këtë datë, shkalla e parë caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici dhe arrest shtëpie, për protagonisten tjetër të video skandalit, Alma K. Kjo e fundit, në dalje nga gjykata, e shoqëruar nga punonjëset e policisë, nuk foli për mediat.

“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.”- tha Alma K.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin, ‘arrest shtëpie’ për Alma K

1687777765_safetgjici.jpg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Safet Gjicin, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar ankimin e Alma K., duke e lënë këtë të fundit në arrest shtëpie.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njofton Gjykata. 

Ora 12:22
Videoskandali me Gjicin në zyrë, me çantën para fytyrës dhe syze dielli, flet Alma K pas seancës në Apel: Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë

 

Alma K. gruaja e përfshirë në videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici është prononcuar për herë të parë për mediat.

“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.”- tha Alma K.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 14/07/2023 14:47

    Shoqeri maskiliste si kjo shqiptarja pak ka. Dmth gjykohet viktima dhe jo dhunuesi. Po ca pune ju prish juve me ke q… kjo? Te bej cfare te doje! Nese ka veper penal te gjykohet. Ama lexoj komente vetem per kete te shkreten se me ke do bej se*ks dhe si do ta bej. Shoqeri e ndrydhur id…te

    Përgjigju
    • burri: 14/07/2023 18:24

      po mir mor goni me mendje te hapur ti e fut ne shtepi kete kurve me patente qe tu dhimbka ty? kjo ben kurven e neve duhet te shkruajme bravo ...patriote atdhedashese e qenka nuse per shtepi me tradita? shko mor trap qe na jep dhe mesime per shoqerine masksiliste e shoqerine e ndrydhur

    • @Gonj: 14/07/2023 16:03

      Perse eshte viktime kjo? Se prostituon me kamera te fshehte me vete? Apo se i shantazhon dhe i grabit? Kjo meriton burgun nese nuk zberthehet dhe te tregoje bashkepuntoret. Safeti ishte nje gomar qe mori cfare meritoi por dhe kjo eshte prostitute qe duhet te tregoje tutoret e saj.

  • Cimiterra: 14/07/2023 14:08

    Me u puth me ket ne rrug, sikur po te puth raku Safetit.

    Përgjigju
    • audi: 14/07/2023 18:25

      po ti mos e puth te pompa o shoku...puthe ne faqe kur je ne rruge

  • Faiku: 14/07/2023 14:05

    Po na thuaj te pakten ke do fusesh ne burg,ose me sakt kujt do i bosh gojore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë