Kthim në histori. Çfarë ka mbetur pa u thënë për Hajdin Sejdinë? Rikthimi i sipërmarrësit që bëri “histori” duke kërkuar të blinte paratë e piramidave të mashtrimit financiar. Dyshimet se biznesmeni ka konsumuar elementë të veprave penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”. Këshilltar ekonomik e komercial i ish-kryeministrit Fatos Nano, më pas këshilltar ekonomik i Sali Berishës, i arrestuar në Kukës për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe për mashtrim bankar. Por që Gjykata e Kukësit e pushon çështjen në ngarkim të tij, duke e lënë atë të lirë. I njohur për lidhjet e ngushta me klanin Hoxha nëpërmjet kompanisë me emrin "Iliria Holding" dhe konsulent i vendeve të Gjirit Persik. Hajdin Sejdija, një kthim i palavdishëm, apo një ristartim i historisë së njohur?
...Për një pjesë të mediave, por sidomos për një pjesë të portaleve online kanë qenë më “interesante” historitë “rozë” të z. Hajdin Sejdija. Një emër i njohur, mbase jo për të rinjtë e sotëm, as edhe për gazetarët e sotëm. Por i hershëm në historitë e tij. I lakuar në të gjitha rasat e gjuhës shqipe, emri i Sejdisë, duke filluar nga 1991 (pse jo edhe përpara këtij viti)! Befasues në deklarime, xhentëlmen në veshje e sjellje, një sipërmarrës “model” për shqiptarët, që nuk e njihnin ende as fjalën “businessman”dhe as fjalën “sipërmarrës” (sapo kishim dalë nga diktatura 50 vjeçare), Hajdin Sejdija ishte kryefjalë e këtyre viteve.
Po synohet përsëri sot, të sillet si i tillë. Nuk dihet nga sekush! Po kjo ka pak rëndësi. Madje aspak rëndësi. Njeriu ka të gjithë të drejtën e Zotit të shfaqet, rishfaqet, humbë, përhumbë, të shfaqet e rishfaqet serish, sa të dëshirojë, kur të dëshirojë.
Madje, duke provokuar edhe me histori rozë. Që tërheqin! Që të bëjnë interesant! Bukur, hë! Riselda, bashkëshortja e tij 33 vjet më e re (çfarë fati për një mashkull!) sjell në skenë një libër, shfaqet në një ekran, e ekzaltuar edhe për potencën seksuale të gjysmës tjetër. Pastaj deklarime të pafundme dhe faqe gazetash. Asgjë e keqe, deri këtu. Po detajet?
Rikthim në historinë e pasdiktaturës
Nuk ka shumë pena që e kanë përshkruar këtë historinë me businessman-in Sejdija. Kam parasysh (kam ruajtur në kompjuterin tim, atëherë me disketë) një shkrim të “qëlluar”. Të një gazetari të njohur italian dhe të një gazete të njohur italiane si “Corriere della Sera”. Ishte Nava Massimo. Nga të parët që shkroi. Çfarë lexon në shkrimin e tij të 1997-ës? (Unë atëherë sapo isha kthyer nga emigracioni dhe kisha filluar punë te gazeta “Koha Jonë e Nikoll Lesit). Dhe kisha mbajtur shënim ngjarje që i shërbenin detyrës si gazetar.
Ja çfarë shkruante atëherë Massimo: “Prapaskena/ Biznesmeni qё emigron jashtё vendit kёrkon si kёmbim projekte tё mёdha ndёrtimi dhe konçesionin pёr centralet elektrike”.
Ndërsa “Corriera...” kishte vendosur një titull intrigues: “Dhe nga Zvicra mbёrrin Mister Miliardi”, me nëntitull: ”Do t`i shlyej unё borxhet e firmave piramidale”: plani i Hajdin Sejdisё pёr tё rimёkёmbur vendin e tij”.
Retrospektivë...
Në vitet e para të ndryshimit të sistemit, kur ende në presidencë ishte Ramiz Alia, më kujtohet se ka qenë një sipërmarrës i huaj që ofroj një “model” të ri, sidomos për brezin tonë, që nuk njihte asnjë nga argëtimet e botës së panjohur të konsumit kapitalist. I quajtën shqip “shtëpitë e rinisë”. Ishin pothuajse në çdo rreth kryesor të vendit. Vende argëtimi, ku mblidhej rinia. Nuk e mësova asnjëherë atëherë se kush i ndërtoi, se përse i ndërtoi, se sa kishin kushtuar. Por ishin interesante. Vonë, disa vite më vonë, u fol se ishin financime të Hajdin Sejdisë.
Sejdija kishte arritur të merrte interesimin e mbështetjen e patriotëve të tij shqiptarë, një pjesë e të cilëve kishin pasur funksione në regjimin e Hoxhës, në nivele të anëtarëve të Pleniumit të BRPSH. Këtë ankronim nuk e mbajnë mend shumica, e drejtë! Sidomos të rinjtë e sotëm. Ishte Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë, që, së bashku me Frontin Demokratik, Bashkimin e Grave të Shqipërisë, apo edhe disa parti të krijuara sapo regjimi “liberalizoi” pluripartitizmin (si partia ekologjike e gaztorit Namik Vehbi Fadile Hoti), ishin pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet e para pluraliste parlamentare...
Nejse! Këtë e përmenda për të treguar se “shtëpitë e rinisë” ishin një realitet në atë kohë dhe që kanë një histori për të cilën, mbase do të më duhet të shkruaj njëherë tjetër, sepse vërtet historia e tyre është ... interesante!
Kthehemi në 1997-ën dhe te “Corriera...”
Gazetari italian shkruan në 1997: “Mbase nuk do tё na besojё njeri, por Shqipёria ёshtё vend me fat. Babagjyshi i Vitit tё Ri, ёshtё gati tё bёjё dhurata dhe tё “shlyejё si ёngjёll” borxhet. Nё slitёn e tij ka njё mal me dollarё qё do tё zbutnin tёrbimin e mijra borxhlinjve tё mashtruar nga firmat piramidale dhe do ta projektojnё vendin drejt zhvillimit modern europian. Babagjyshi i Shqipёrisё quhet Hajdin Sejdia. Jeton nё Zvicёr, midis Zurihut dhe Luganёs, ku ka njё vilё “pranё asaj tё Berluskonit” dhe rregullisht qёndron nё Paris, nё grataçelёn Montparnasse, gjenden zyrat e holdingut tё tij”.
Ekselent ky përshkrim në pak reshta. Dhe një CV e saktë e sipërmarrësit për të cilin po flasim në këto rreshta.
Por Masimmo është edhe më konkret: “Grupi i Hajdin Sejdisё, qё nё njё foto tё gazetave shqiptare ёshtё me Arafatin, ёshtё i gatshёm tё “derdhё” pak a shumё njё miliardё e treqind milionё dollarё pёr “vrimёn” e firmave piramidale.
Kёto para do tё duhen t`ju ndahen kursimtarёve tё vegjёl qё humbёn gjithshka nё “firmat piramidale” e qё ishin iniciatorёt e revoltёs sociale. Nё kёmbim, financieri me origjinё nga Kosova, i kёrkon qeverisё sё Tiranёs rrugё tё lirё pёr projektet e mёdha nё ndёrtim dhe turizёm si edhe konçesionet pёr shfrytёzimin e centraleve hidroelektrike. Dhe pёr kёtё ёshtё gati tё investojё edhe 2 miliardё tё tjerё dollarё. “Nuk bёjmё bamirёsi. Ështё njё investim qё e ka fitimin te e mira e vendit” thotё avokati i tij.
Si kartëvizitё, Sejdia, 45 vjeç, qё ka dy fёmijё Arianёn dhe Ilirin, financon televizionin e parё satelitor shqiptar. Qё nga Shtatori, studiot e Tele Ilirisё, do tё nisin nga Frankfurti programe nё gjuhёn shqipe, duke mbuluar edhe Kosovёn edhe Maqedoninё.
“Baza ёshtё nё Gjermani, pasi qeveria e Tiranёs nuk na dha leje” saktёson avokati. Tё paktёn nё ekrane do tё riformatohej gjeografia politike e kёtij kёndi tё Ballkanit, aq i varfёr, por shumё i pasur me pretendentё dhe tutorё qё pёrkujdesen pёr fatin e kapitaleve politike dhe financiare tё gjysmёs sё botёs. Midis projekteve tё Sejdisё, ёshtё njё port gjigand nafte nё veri tё vendit: njё terminal pёr importet nga vendet arabe dhe pёr puset nё veri tё Vlorёs, puse potencialisht tё pasur, por tё braktisur dhe burim ndotjesh tё tmerrshme. Mё pas Sejdia do dёshironte tё realizonte hotelin mё luksoz nё Tiranё, Sheratonin, njё grataçelё me dy krahё, qё mund tё bёhej simboli i modernizuar i “Vendit tё Shqiponjave”.
Nava Massimo thotë edhe se “financieri i Kosovёs ka marrёdhёnie tё mira gjithandej” dhe citon avokatin e Sejdisë kur thotë se “klienti i tij nuk ishte i lidhur me ndonjё parti: “Ne bёjmё biznes. Zoti Sejdia ёshtё konsulent i Vendeve tё Gjirit Persik, por kapitalet qё do tё investohen nё Shqipёri janё edhe nga Perёndimi”. A ka patur ambicje politike financieri nё Shqipёri?, e pyet Nava. “Jo asnjё. Sejdia vazhdon tё jetojё nё Zvicёr duke u kujdesur pёr bizneset e tij. Nёse kriza do tё zgjidhet, do tё kthehet shpejt nё Vendin qё ka nё zemёr”, thotë avokati, sipas Massimo.
Ka ca gjëra që nuk harrohen lehtë!
Nuk e kam fjalën për “Gropën pas Pallatit të Kulturës”, njё vendgrumbullim plehёrash nё qiell tё hapur, qё nё vitin `92, që duhej tё “mikpriste” themelet e grataçelёs, as për “shtëpitë e rinisë” dhe zhdukjen e tyre pa “nam e nishan”. As për njё tjetёr biznes, të shkuar dёm ishte edhe ai i “Swiss Illira Bank", qё kishte hapur selinё e saj nё qendёr tё Tiranёs. “Na e anuluan konçesionin njё ditё pёrpara inaugurimit”- thanë atëherë pronarët e saj. As edhe deklarimin e atëhershëm: “Ne nuk kemi patur kurrё lidhje me firmat piramidale. Nёse jemi gati t`i paguajmё borxhet e tyre, e bёjmё si detyrim moral pёr vendin. Ne nuk duhet tё kthejmё asgjё dhe nuk kemi asnjё pёrgjegjёsi pёr mashtrimin”.
Ka ca gjëra që nuk harrohen. Dhe duhen kujtuar!
Ekzistonte dyshimi se Sejdia kishte dalё nga vendi me miliona dollarё. Gjuhёt e kёqija qё nё Tiranё nuk mungonin e nuk mungojnё, ia atribuojnё karrierёn fatlume financiare të Sejdisё qeverisё komuniste. Mik personal i Ramiz Alisё, më pas i pari këshilltar ekonomik e tregtar i Fatos Nanos, këshilltar ekonomik i Sali Berishës etj., Sejdia, kishte shfrytёzuar hapjet e para tё vendit drejt tregut tё lirё.
Do të kujtoja këtu një investigim të plotë të Kastriot Dervishit, kur ai fliste për format e përdorur për kalimin e sasive të arit ose e të ardhurave valutore në perëndim, të përdorura në fund të viteve 80-të nëpërmjet firmave të ashtuquajtuara "perëndimore", skandal i denoncuar më 11 maj 1991 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Elbasanit Argjir Panariti (shih për këtë "Punime të Kuvendit, viti 1991", nr 1, faqe 529), siç citonte z.Dervishi.
Që përmendte edhe firmat fantazmë që kishin luajtuar rolin e pastruesve të parasë. Fjala vjen, një firmë anonime, "Rukert". “Po ashtu mund të kujtojmë se një firmë e njohur për lidhjet e saj të ngushta me klanin Hoxha ishte edhe ajo që drejtohej nga Hajdin Sejdia me emrin "Iliria Holding".”, nënvizon Dervishi, pa dhënë më shumë hollësi.
Tani që m’u kujtua ky “episod”i pastrimit të parave, më erdhi në mendje lajmi i këtyre ditëve (tetor 2015): “Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, kallëzon penalisht biznesmenin Ajdin Sejdia, për akuzën e mashtrimit dhe dyshimeve për pastrim të parash”, tha pak ditë më parë një televizion privat në Tiranë.
Si dy pika uji me këtë që thotë Dervishi, apo më shumë? Televizioni e sqaron: “...sektori i Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit ka marrë një informacion të klasifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave, ku hedh dyshime për aktivitetet të paligjshme të biznesmenit Sejdia. Mbi bazën e këtij materiali voluminoz, mësohet se policia e shtetit ka kryer një vërë veprimesh hetimore, duke ngrit dyshime se Ajdin Sejdia ka konsumuar element të veprave penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”.
Media bën edhe komentet e saj. Ja çfarë thotë: “...prokuroria i është drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend për të verifikuar llogaritë bankare dhe transaksionet e kryera nga Sejdia dhe pjesëtarët e ngushtë të familjes. Mësohet se është kërkuar edhe nga hipoteka informacion, për të verifikuar pronat dhe pasuritë e paluajtshme që i dyshuari Sejdia disponon, apo i ka blerë kohët e fundit. Ndërsa, me anë të një shkrese zyrtare, prokuroria i është drejtuar QKR-së, ku kërkohet verifikimi i 7 kompanive të ndryshme, me të cilat dyshohet se biznesmeni Sejdia është aksioner apo ka kryer transaksione bankare”. Po qe se lajmi është i vërtetë duhet të presim prononcimet zyrtare, kurdo që të vijnë...
“Iliria Holding” dhe kontrata me qeverinë
Nëse “gërmon” në këtë histori gjen informacione interesante. Lexoja sot shënimet që kisha mbajtur vite më parë, nisur nga një shkrim i gazetës kosovare “Jeta”. Ja çfarë shkruhej: “Sejdia, në vitin 1991, ishte emëruar këshilltar ekonomik e komercial i kryeministrit të atëhershëm shqiptar, Fatos Nano. Ky i fundit ishte kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit e cila kishte për qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri.
Në mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe president u bë Sali Berisha. Nano u burgos për shkak të akuzave për korrupsion e abuzim detyre. Njëra prej pikave ishte favorizimi i këshilltarit të tij Hajdin Sejdisë. Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare.
Shteti shqiptar i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha për të kryer investime që prej infrastrukturës (rrugë, ura, hekurudha, energjetikë, ujë etj.), turizmit, minierave, sistemit bankar, industrisë, ndërtimit, artit, mediave private, tregtisë (supermarketeve, fastfood-eve etj.), hoteleri. Përkundër faktit se Nano akuzohej për favorizimin e tij, një vit më pas, Hajdin Sejdia u bë këshilltar për ekonomi i presidentit Sali Berisha”, - shkruan “Jeta”, e cila saktëson se Sejdia do të largohej nga Shqipëria në vitet ‘90. Shteti zviceran e kërkonte për mashtrime financiare të kryera në këtë vend.
Si atëherë, kur policia arrestoi Hajdinë Sejdinë në pikë-kalimin kufitar në Morinë (më 15 prill të vitit 2013). Por, menjëherë pas arrestimit, policia e qytetit të Kukësit ishte detyruar ta shtrojë Sejdinë në spital, pasi ai ka pasur luhatje tensioni dhe nuk ishte ndier mirë...
Aktualitet...
Unë e lexova në gazetë lajmin e rikthimit të Sejdisë, shoqërinë e re të tij, “Alind“, që do të “mundësojë alternativa afatgjata në zgjidhjen efikase të problemeve dhe krizave kryesore me të cilat përballet sot i gjithë njerëzimi”, – siç shkruante gazeta. Dhe solla në kujtesë projektet ambicioze tё invenstimeve, qё, njёsoj si nёpёr pёrralla mund tё zgjidhin problemet e Shqipёrisё me njё shkop magjik në vitin e largët 1997.
Sejdija, njëlloj si atëherë, do të zbatojë në këtë projekt teknologjitë më të reja të paprovuara (?!) më parë në vende të tjera, të cilat do të zbatohen për herë të parë në vendin tonë e më pas në botë,- thotë gazeta.
Tamam si atëherë! Kur Hajdin Sejdia, me origjinë kosovare, po me banim në Zvicër, që merrej me grumbullimin dhe tregtimin e mallrave të zhvleftësuara, mori ish magazinën e këpucëve në Brrakë dhe solli mallrat, si këpucë, kostume, mushama, perdesyra, çizme femrash, deri te pjatat dhe enët xingato për guzhinë, siç e kujtojnë edhe ata që e njihnin nga afër. Pastaj mori gastronomin në rrugën e Durrësit, ku shiste bombone, karamele, biskota, çokollata, çamçakizë. Pastaj mori tre dyqane te “Postiqja”, ku nisi të tregëtojë metrazhe dhe konfeksione, rroba të gatshme, deri te çizmet e femrave.
“Ç’është e vërteta, Hajdin Sejdia bëri para të madhe. Populli ishte i uritur, jo vetëm për mish e bulmetra, por edhe për veshje. Femra shqiptare, ç’është e vërteta, ishte e dëshiruar për të ndjekur sado pak modën. Po me se? Mallrat ishin me pakicë dhe vinin në të rrallë. Duhet të ngjiteshe si majmuni majë hekurave për të marrë ndonjë copë për fustan, apo një palë atlete. Me të marrë vesh se Hajdin Sejdia kishte sjellë për të tregtuar çizme për to, zinin menjëherë radhën dhe dërgonin nëpër shtëpitë familjarët e tyre për të marrë lekët, që të mos u humbiste radha.
Hajdin Sejdia mundi të marrë nga shqiptarët dhe para me përqindje. Ai, si bëri kapital mirë, iu besua nga Qeveria edhe ndërtimi i hotelit, pikërisht te vendi ku kishte qenë dikur Mapua e veshmbathjes. Menjëherë filluan eskavatorët nga gërmimet, po nuk dihej pse një farë kohe u ndërprenë dhe pas tre muajve nisën prapë. Hajdin Sejdia u tregua i pangopur karshi nesh. Ai të gjitha paratë që bënte nga xhirua nëpër dyqane, nisi t’i kthejë në dollarë dhe i nxirrte jashtë. Dollari në atë kohë tek ne ishte për një thelë bukë, shtatëdhjetë lekë të vjetra... Pas pak kohe Hajdin Sejdia u largua, duke lënë në mes të Tiranës gropën si një varr”, shkruan në kujtimet e tij Prof. Pëllumb A. Çabej.
I mblodha gjithë këto shënimet e mia dhe të të tjerëve, sapo mësova edhe se Riselda e Sejdisë do të shkruante një roman tjetër, sapo ajo tha se “menyja e saj e preferuar është buka e thekur me vaj ulliri, kripë, djathi i bardhë, qepë e njomë, një gotë qumësht i ftohtë dhe pak ullinj”, sapo njoha rrëfimin e saj pa doreza në televizion, në lidhje me dashurinë plot pasion me biznesmenin 30 vjet më të madh se vetja.
Po ç’rëndësi ka kjo? Thjesht m’u kujtua aktualiteti, duke dashur të harroj “legjendën” Hajdin Sejdija “me aftësitë e një biznesmeni mendjehapur dhe me sukses internacional, por edhe me shpirtin e një Bab’ Tereze”, siç shprehet bashkëshortja e biznesmenit kosovar, i cili është raportuar së fundi se po hetohet nga Prokuroria (gjithnjë sipas mediave).
Po unë nuk kam merakun e Riseldës! As të gropës së “Sejdisë”, që e mbylli Basha duke thurur në ndihmë disa “biznesmenë” ndërtimi, që punuan falas për të bërë lulishten. Jo, aspak! Unë e kam merakun se mos serish ndonjë gropë më e madhe se ajo e Sejdisë së dikurshëm, na hapet serish në mes të Tiranës apo Shqipërisë nga “sejdi” të tillë. Mos e dhëntë Zoti! Kaq kisha!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com