/ATSH/.- Nënkryetarja e LDK-së, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës Teuta Sahatqija, thotë se nuk pranohet që një ministër i Qeverisë nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme.

Kështu flet ajo për deklaratat e ministrit serb, Aleksander Jabllanoviq, bëri të ditur KosovaPress.

Pavarësisht çfarë thotë shefi i saj, Isa Mustafa, Sahatqija thotë se në Gjakovë çdo familje ka përjetuar egërsinë e luftës.

"Fjalët e Ministrit Jabllanoviq janë të rënda e të papranueshme dhe prekin në plagët e pashëruara të qytetarëve të Gjakovës. Në Gjakovë nuk ka shtëpi e familje e cila nuk e ka përjetuar egërsinë e luftës. Nuk arsyetohet mosnjohja e fakteve të një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme nga një Ministër i Qeverisë", thotë Sahatqija