Saimir Pirgu fiton çmimin
“Verona Lirica Award 2016” 

Saimir Pirgu fiton çmimin<br />“Verona Lirica Award 2016” 
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu ka fituar çmimin “Verona Lirica Award 2016”.

Medalja i është dhënë tenorit shqiptar pas një koncerti në Teatrin e Veronës nga presidenti i çmimit “Verona Lirica Award”, Giuseppe Tuppini.

I themeluar pesë vite më parë çmimi “Verona Lirica Award” u është dedikuar disa këngëtareve të shquar si Fiorenza Cedolins, Hui Ai, Francesco Meli dhe Marco Berti.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu emocionin e veçantë të fitores e ka ndarë edhe me prindërit e tij, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
 
Pas marrjes së çmimit tenori i njohur shqiptar ka ndarë një tjetër moment emocionues me adhuruesit e tij, të cilët kanë pritur në radhë për të marrë autografe dhe kanë bërë fotografi mbresëlënëse.

Saimir Pirgu e mori çmimin në Filarmoninë e Teatrin Verona më mbrëmjen e 13 nëntorit.

Tenori shqiptar i shquar që në fillim për një shtrirje vokale shumë natyrale i mbaroi studimet me Vito Maria Brunetti-n në Bolzano dhe e perfeksionoi talentin e tij në drejtimin e tenorit të madh italian, Luciano Pavarotti.

Në moshën vetëm 22 vjeçare, Pirgu u përzgjedh nga Claudio Abbado për të luajtur rolin e Ferrando në “Cosi fan tutte”, një rol me të cilin në vitin 2004 ai u bë këngëtari më i ri në histori që nisi të debutante me një rol kryesor në Festivalin e Salzburgut, kur zakonisht mosha kur tenorët marrin role kryesore është vetëm 25 vjeç, ku supozhet se ka nisur pjekuria e zërit.
 
Saimir Pirgu është bërë i njohur tashmë edhe për sukseset e tij të fundit si Rigoleto në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Londër, me “La Traviata” në Metropolitan Opera, në Staatsoper dhe Deutsche Oper Berlin.

Ka interpretuar Faustin në Teatrin Bolshoi në Moskë, ka kënduar flautin magjik La Scala, duke vijuar me the në operën Kombëtare të Parisit, në teatrin e Barcelonës, e më gjerë.

[gallery]19663[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull