Saimir Pirgu shtatë ditë
me "Rigoleton" në Zyrih

Saimir Pirgu shtatë ditë <br />me "Rigoleton" në Zyrih
Suksesi i tenorit shqiptar Saimir Pirgu në 2009-n në Zyrih me rolin e Dukës së Mantovës në operën "Rigoletto", ende nuk është harruar. Saimir Pirgu në atë kohë këndoi në krah të baritonit më të madh të epokës Leo Nuçi. Shtypi zviceran shkroi një pas një artikuj me gërma të mëdha për zërin e rrallë të tenorit shqiptar.

Me sa duket, sukseset e njëpasnjëshme të Saimir Pirgut në shumë skena botërore i kanë nxitur drejtuesit e operës së Zyrihut që të kontratojnë me të dhe tashmë ai do të jetë protagonist për shtatë ditë shfaqjeje rresht në skenë duke kënduar për rolin kryesor, Duka i Mantovës.

Premiera e operës së njohur "Rigoletto" e Verdit, sipas kalendarit të shfaqjeve do të ngjitet në skenë më 3 shkurt në Shtëpinë e Operës në Zyrih dhe theksohet që së bashku me emra të njohur të muzikës që përbëjnë trupën e kësaj opere "do të ngjitet në skenë edhe tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu". Roli i Dukës së Mantovës do të shfaqet i plotë për herë të parë për publikun zviceran nga tenori shqiptar, dhe kjo do të jetë një nga sfidat e radhës për të, ndërsa dihet që opera "Rigoletto" konsiderohet ndër më të njohurat dhe njëherësh më të vështirat në literaturën muzikore botërore nga kritika e muzikës.

Premiera e operës së njohur të mjeshtrit Guiseppe Verdi do të jepet më tre shkurt në Shtëpinë e Operës në Cyrih të Zvicrës. Opera "Rigoletto" e Verdit konsiderohet ndër më të njohurat dhe njëherësh më të vështirat në literaturën muzikore botërore. Saimir Pirgu me këtë ftesë premiere në operën e Zyrihut shprehet se shfaqja lidhet me një ngjarje të veçantë. "Ndihem shumë i nderuar, sepse shfaqja ka të bëjë me një ngjarje të veçantë në botën e madhe të muzikës.

Këtë vit e gjithë bota po po feston 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh italian Verdit", shprehet tenori shqiptar para shfaqjes. Në operën "Rigoletto" të realizuar në "Opernhaus" të Zyrihut krahas Pirgut do të interpretojnë edhe emra të njohur të botës operistike si Aleksandra Kurzak, që interpreton rolin e Xhildës, Rigoletton e luan Quinn Kelsey, ndërsa trupës i janë bashkuar edhe emra të njohur të muzikës serioze. Drejtuesi muzikor i këtij produksioni operistik është Fabio Luisi. E gjithë shfaqja, përfshirë pauzat, do të zgjas 2 orë e 45 minuta.

Pas premierës, shfaqja do të ketë edhe gjashtë ringjitje të tjera në skenë, të gjitha brenda muajit shkurt. Saimir Pirgu njihet si një nga zërat më brilantë të operës botërore, i cili deri më sot ka luajtur në një numër të madh të veprave klasike dhe këmba e tij ka shkelur në shumicën e teatrove më të njohura të operës në botë. Pirgu pas çdo premier ka marrë vlerësime të larta, ndërsa të gjitha interpretimet e tij janë bërë në skenat më prestigjioze të botës operistike si në atë të Vjenës, Madridit, Strasburgut, Zyrihut, Londrës, Bilbaos, Munihut, Berlinit, e të tjera.

Para publikut të Zvicrës, përveç shfaqjeve që jep në Shtëpitë e Operës në Zyrih e në Lozanë, Saimir Pirgu është paraqitur edhe me dy shfaqje të tjera jokonvencionale të operës, në të cilat ai ka pasur si gjithmonë rolet kryesore. Ai ka pasur rolin kryesor në operën "Boheme" të realizuar në ambientin e ndërtesave të vjetra të në një lagje banimi të Bernës dhe "La Traviata", në Stacionin Hekurudhor të Cyrihut.

Sukseset e Saimir Pirgut ne skenat botërore
Saimir Pirgu është lindur në Elbasan në vitin 1981, derisa fillimisht do të mësonte për violinë. Tek më vonë ai u zbulua si talent i rrallë i këngëtarit lirik. Kështu, ai do të mbarojë studimet për kanto në konservatorin e Tiranës dhe në atë të Bolzanos, Itali, ku zëri i tij pati një pjekje të parakohshme duke thyer statusin e moshës. Ndërsa një këngëtar operash ngjitet në role të mëdha vetëm pas moshës 25 vjeçare, Saimir Pirgu në moshën 23 vjeçare ishte protagonist i roleve të mëdha në skenat botërore.

Po në moshë të re, tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu fitoi disa nga çmimet më të rëndësishme që jepen në botën e operës. Ai ka fituar vendin e parë në konkursin "Caruso" dhe në atë "Titto Sçipa" në vitin 2002, Medalja Eberhard-VVeçter për rolin e Memorinos më operën "Elixir d`amour" të Donizettit në Operën Shtetërore të Vjenës. Ai është çmuar lart edhe nga mentori i tij, tashmë i ndjeri Luciano Pavarotti. I lindur në Elbasan në vitin 1981, Pirgu fillimisht do të mësonte për violinë.

Vetëm pastaj te ai u zbulua talenti i rrallë i këngëtarit lirik. Kështu, ai do të mbarojë studimet për kanto në konservatorin e Tiranës dhe në atë të Bolzanos, Itali. Deri më sot Pirgu ka luajtur në një numër të madh të veprave klasike të operës botërore dhe ka shkelur në shumicën e teatrove më të njohura të operës në botë, duke merituar vlerësimin më të lartë të skenave prestigjioze si Vjena, Madridi, Strasburgu, Cyrihu, Londra, Bilbao, Munihu, Berlini etj.

Shkrimi publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 29 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime