Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë
 që magjepsi botën e operës

Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë<br /> që magjepsi botën e operës
Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë që magjepsi botën e operës; ky është kryetitulli që i ka dedikuar revista prestigjioze spanjolle Opera Actual, tenorit me famë botërore. Pirgu është zgjedhur të jetë ylli i faqes së parë të revistës ndërkombëtare të operës për muajin korrik-gusht 2016.
 
Kjo revistë i ka kushtuar tenorit shqiptar Saimir Pirgu një artikull të plotë, ku rrëfen karrierën operistike qysh nga fillimet e tij në skenën e Barcelonës e deri në kthimin e tij në ditët e sotme.
 
“Në mars të vitit 2012, tenori shqiptar Saimir Pirgu debutoi për publikun e Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, në një Bohemë të paharrueshme. Pasi ka kënduar pothuajse në të gjitha skenat e mëdha të botës, në korrik u rikthye në skenën tonë. Tani është shumë më i pjekur, por gjithmonë mbart një freski skenike që të magjeps”, shkruan revista prestigjioze për Saimir Pirgun.
 
Pirgu ka publikuar këtë vit albumin e tij të fundit si solist, të titulluar “Il mio canto”, publikim të cilin e shoqëroi me ture koncertore në skenat më të njohura të botës.

Kopertina e revistës spanjolle 'Opera Actual' kushtuar Saimir Pirgut
Saimir Pirgu


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!