Pas letër-porosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare për rastin e 31-vjeçarit Saimir Sula, i cili u kthye pa zemër nga Spanja, Report Tv mëson se autoritetet spanjolle kanë nisur hetimin.
Në letërporosi prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. Saimir Sula ndërroi jetë në spitalin 'Hospital Del Mar' në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër. Mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.
Familja e të riut shqiptar që ndërroi jetë në Spanjë u trondite pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Report Tv mësoi se atij i mungonte zemra, e për pasojë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.
E gjitha nisi pas dyshimeve të vetë familjarëve, pasi panë se në trupin e pajetë të djalit të tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur panë se në kartelën mjekësore të hapur nga spitali spanjoll nuk ishte specifikuar një asnjë rresht të saj se të riut 31 vjeç nga Tirana, i mungonte zemra.
Me mbërritjen e trupit në Tiranë, familja ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit, ku u konfirmuan dyshimet e familjarëve se Sulës i mungonte zemra. Ky rast është referuar në Prokurorinë e Tiranës në 27 maj të vitit 2020. Të afërmit dyshojnë gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, çka ka bërë Prokurorinë e Tiranës të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pastruan mbi 43 mln dollarë të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’! Dritan Gjika dyshohet se drejtonte rrjetin dhe skemën
2 Shkurt, 16:12
-
Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e Europës me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale
2 Shkurt, 09:26
-
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
31 Janar, 15:43
-
PD i ‘troket’ në derë Olsian Çelës: Heto krimet elektorale të 11 majit! Strategjia e SPAK? Asnjë lëvizje për denoncimet tona
31 Janar, 15:08
-
Spanjë/ 7 shqiptarë në pranga, kryen 16 grabitje me dhunë, morën sende me vlerë 10 milionë euro (VIDEO)
31 Janar, 14:50
-
Spanjë/ Po trafikonin 7 kg kokainë të pastër në Valencia, arrestohen 2 shqiptarët! Sekuestrohen dhe 29 mijë euro cash
31 Janar, 10:57
-
Prag tragjedie, shoferi 89-vjeçar aksidenton shtatë sportistë të kombëtares
30 Janar, 21:50
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46