EKSKLUZIVE/ 31-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Report Tv zbardh dosjen hetimore, prokuroria 10 kërkesa autoriteteve spanjolle! Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes

Një i ri 31-vjeçar shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë ka mbërritur në Tiranë pa zemër, ngjarje e cila ka tronditur familjen e tij por edhe autoritetet. Report Tv ka siguruar sot ekskluzivisht detaje të rënda nga dosja e hetimeve.

Në dosje thuhet se 31-vjeçari Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij. Në maj 2020 Sula shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera. Në dosjen e siguruar nga Report Tv bëhet me dije se mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin 'Hospital Del Mar' në Barcelonë Spanjë. Saimir Sula së bashku me motrën e tij Majlindën jetonin në këtë qytet prej vitesh. Në dosje sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe një mjeke psikiatre i shkonte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi.

Pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.  Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si "Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes".Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar.  Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.

Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv zbulohet se mjekësia ligjore ka deklaruar se nuk mund të arrijë një konkluzion për shkakun e vdekjeve pasi mungon zemra.

Në prokurorinë e Tiranës është hapur një procedim penal në lidhje me këtë çështje me prokurore Suela Salavaçi. Report Tv zbardh letërporosinë e prokurorisë shqiptare drejtuar autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës, të cilin i hoqën zemrën në spitalin në Spanjë. Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula.

1612354572_1612348217SAIMIRSULA.jpg

Saimir Sula

[Kliko këtu për të lexuar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës drejtuar autoriteteve spanjolle]

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
'Pse mungon zemra e të ndjerit Saimir Sula?' Prokuroria shqiptare 10 kërkesa autoriteteve spanjolle

Report Tv zbardh letërporosinë e prokurorisë shqiptare drejtuar autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës, të cilin i hoqën zemrën në spitalin në Spanjë. Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula.

10 kërkesat në letër porosinë e dërguar nga prokuroria shqiptare për autoritet spanjolle.

1. Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.

2. Te verifikohet dhe te administrohen dokumente spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?

3. Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.

4.Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.

5. Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).

6. Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.

7. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.

8. Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?

9. Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?

10. Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.

[Kliko këtu për të lexuar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës drejtuar autoriteteve spanjolle]

Ora 12:50
Skandali me 33-vjeçarin, Saimir Sula/ Mjekësia Ligjore: Nuk e përcaktojmë dot shkakun e vdekjes, pasi mungon zemra

1612350346_201509HospitaldelMar1web760x428.jpg
Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu.   Në dosjen e siguruar nga Report Tv zbulohet se mjekësia ligjore ka deklaruar se nuk mund të arrijë një konkluzion për shkakun e vdekjeve pasi mungon zemra.

Në ekzamimin mjeko-ligjor thuhet se në trupin e shtetasit Saimir Sula ne këqyrjen e jashme përvec nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.

"Në mungese të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore", thuhet në dosje.

Ora 12:02
33-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Saimir Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes

33-vjeçari shqiptar Saimir Sula i cili u nis për në Spanjë për mjekim dhe u kthye pa zemër në Tiranë i ka kërkuar ndihmë të motrës nga spitali në Barcelonë.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si "Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes".

Ka qenë insistimi te motrës ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.

K.T./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 04/02/2021 05:27

    kjo eshte evropa ,qe ne na thote luftoni korrupsionin dhe pere ata lulezon ,te vrasin te marrindhe zemren

    Përgjigju
  • Daku: 03/02/2021 22:07

    Me vjen keq per vellan tend Po un jeton 22 vjet ketu e kam Pas shum halle me spitalet Po nukk ka shanc per kete qe dyshon ti motra nejse qofsha gabim e ngushellime

    Përgjigju
  • Free: 03/02/2021 21:37

    Si mund te behen kto ne spitale te tilla? Dhe pa frik mund te thuash qe ka rrjete te sigurta qe merren me trafikime te tilla. kjo ceshtje nuk zgjidhet por do perlyhen edhe me shume duke e mbuluar skandalin. Familja ben mire ti drejtohet medias te beje publike ne Barcelone kete ceshtje.

    Përgjigju
  • I revoltuari: 03/02/2021 21:29

    KU ESHTE SHTETI NE KETO MOMENTE TE VESHTIRA PER KETE FAMILJE...AS E CAN MENDEREN EDI RAMA NE ATO KURVAT QE KA PERRETH....SHKONI DHE BEHENI COPE-COPE AMBASADEN SPANJOLLE NE TIRANE..DIGJENI.

    Përgjigju
  • Hajer: 03/02/2021 19:43

    Joooooo.Ku bejne spanjollet trafik organesh jooooooo po ata jane evropiane ata jane si serbet se njohin kosoven vendin ku trafikohen organe lol.Pse mos te ndodhin keto gjera ka shtet shqiptar?Jooooo

    Përgjigju
  • gns: 03/02/2021 12:57

    Mendo cfare eshte bere ne kete periudhe me zemrat e atyre qe kan vdekur sepse nk lejohet as te shifet me trupi po direkt ne arkivol. Mjer njerzit e shkrete qe i bien keto halle. Tani me shume frike ke se cfare do te bejne po vajte ne spital se sa frika e vdekjes nga covid.

    Përgjigju
    • Pjeter: 03/02/2021 17:15

      Me keq akoma,direkt ne furre.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh