Saimir Tahiri ministri më i 
​sulmuar, por më i suksesshmi

Saimir Tahiri ministri më i <br />​sulmuar, por më i suksesshmi
Largimi i Saimir Tahirit nga qeveria ka bërë bujë jo vetëm për faktin se është një nga personat më të afërt të kryeministrit Rama, por edhe pse ai është cilësuar si një ministrat më të suksesshëm. Tahiri ka qenë një nga ministrat më aktivë të kësaj qeverie.

Sapo ka filluar punë Qeveria Rama, Ministria e Brendshme ka startuar operacionin “Fundi i Marrëzisë” për të kontrolluar Lojërat e Fatit, që kishin marrë një përhapje shumë të gjerë dhe në një informalitet mjaft të madh. Nën drejtimin e vetë ministrit Tahiri, policia ka ushtruar një kontroll në të gjitha kazinotë e pikat e basteve, ku shumë prej tyre u mbyllën.

Por si kulmi i suksesit të Tahirit nën drejtim e ministrisë së Brendshme mund të quhet “marrja” e Lazaratit.

Fshati pranë Gjirokastrës që quhej edhe nga media botërore “Republika e hashashit”, ishte një “mollë e ndaluar” për policinë shqiptare, që kishte vite që nuk shkelte dot në të.

Falë një operacioni të mirëorganizuar gjatë fundit të muajit maj e deri në qershor 2014 forca të shumta të policisë hyn në Lazarat, duke e kthyer këtë fshat nën kontrollin e shtetit. U asgjësuan me qindra ton kanabis dhe u kapën armë e municione luftarake.

Pavarësisht akuzave të shumta nga opozita puna e ministrit Tahiri në luftën ndaj lëndëve narkotike është cilësuar e suksesshme si nga vetë kryeministri Rama, por edhe nga ndërkombëtarët. Në shtator të vitit 2016 drejtuesit e Guardia di Finanza deklaruan se bashkëpunimi me policinë shqiptare gjatë periudhës së qeverisë socialiste ka qenë i suksesshëm dhe se gati mbi 95% e kanabisit të evidentuar në territorin shqiptar është shkatërruar nga policia. Po kështu, gjatë drejtimit të Saimir Tahirit është ndërmarrë një reformë e thellë në policisë shqiptare.

Në radhë të parë u luftua korrupsioni brenda forcave të rendit, ku falë pajisjes me kamera të policëve si dhe vënies në dispozicion të qytetarëve të mjeteve për të denoncuar korrupsionin, ky fenomen u reduktua ndjeshëm.

Gjithashtu Tahiri implementoi një rifreskim të forcave të rendit dhe një disiplinë të rreptë, çka solli edhe një ndryshim rrënjësor si në aparencë, por edhe në punën e policisë. Futja e shumë grave e vajzave në polici si dhe uniformat e reja e evropianizuan pamjen e policisë shqiptare.

Pamja e kordonit policor të përbërë vetëm nga femra police para kryeministrisë gjatë protestave të opozitë, tregoi qartë distancimin nga e kaluara e dhunshme e policisë.

Gjatë kësaj periudhe që ministria e Brendshme është drejtuar nga Saimir Tahiri, policia ka pasur shumë operacione të suksesshme në luftën ndaj krimit.

Disa nga më të bujshmet janë: Asgjësimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, ku u arrestua edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Kapja e bandës së Tritolit, të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj si dhe e fundit banda që vidhte makinat e bankave në rrugën e Rinasit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri