Sait Dollapi rikthehet tubimin e opozitës, shmang përplasjet mes protestuesve dhe policisë

Sait Dollapi rikthehet tubimin e opozitës, shmang përplasjet mes protestuesve dhe policisë

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi është shfaqur në protestën e shtatë kombëtare të opozitës kundër qeverisë.

Kjo është hera e parë që Dollapi shfaqet në një protestë që pas asaj të 11 majit. Ai u shoqërua nga policia, ku pësoi lëndime duke u shtruar në spitalin e Traumës pasi u rrëzua teksa vrapoi për t'ju larguar policisë para Parlamentit të Shqipërisë, ku kishte shpërthyer dhuna e mbështetësve të opozitës kundër policisë dhe institucioneve, me bomba molotov dhe mjete të forta. 

Por duket se tashmë është një një gjendje të mirë dhe qëndron në radhën e parë të protestuesve përpara kryeministrisë. Nga filmimet e bëra nga media në protestën e 11 majit, Sait Dollapi u pa teksa qëlloi me mjete të forta ndaj policisë.

Por këtë radhë, teksa simpatizantët çanë gardhin metalik para efektivëve tek kryeministria, Sahit Dollapi pati angazhim për të shmangur përplasjet mes militantëve dhe efektivëve

Kapsollë të shumtë, tymuese e mjete të tjera pirroteknike u hodhën në drejtim të kryeministrisë dhe pranë efektivëve që ruajnë institucionin në kordonin e parë, ndërsa më tej mbështetësit e opozitë joparlamentare çanë gardhin e hekurt që vihet para efektivëve.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen