'Sajme me jetë të gjatë Golikut, do jetë dhe kur ne të mos jemi më', Lame uron ish-ministrin e Brendshëm

'Sajme me jetë të gjatë Golikut, do jetë dhe kur ne të mos jemi më', Lame uron ish-ministrin e Brendshëm

Artan Lame dhe Saimir Tahiri me te birin

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka uruar përmes një postim ish-ministrin Samir Tahiri për lindjen e djalit të tij Golikut duke dhënë një mesazh domethënës përmes shpjegimit të emrit të tij.

Lame lidh emrin e djalit të ish-ministrit pikërisht me Malin e Golikut duke thënë se ata do të jenë në këtë botë edhe kur ne të mos jemi më.

"Goliku është një mal që ngrihet atje përmbi Vjosë tash miliona vjet. 
Mes gjërave të mia të historisë, e kam ndeshur shpesh emrin e tij të gdhendur në argjend e bronx nëpër medaliet italiane të Luftës së Fundit (asaj prej vërteti më ‘40-ën, se luftra me njëri-tjetrin bëjmë përditë ne shqipot).
Do ketë kënduar dyfeku vënçe nëpër shpatet e Golikut, qëkur i ka bërë italianët ta përmendin kaq shpesh nëpër kujtesën e tyre të metaltë.

S’ka tri ditë që Sajmiri e zgjodhi atë emër të stërvjetër për ta përcjellë me birin e tij.

Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!", shkruan Lame.

Postimi i tij është shpërndarë edhe nga Saimir Tahiri i cili thotë: Më mirë se Artan Lame nuk e shpjegon dot.

Foto e shpërndarë nga Saimir Tahiri

Saimir Tahiri ndau pak ditë më parë foton me djalin e tij të vogël duke publikuar për herë të parë edhe emrin e tij. Ndërsa djali i madh i ish-ministrit mban emrin e lumit Drin, duke mos iu larguar origjinës dhe emrave tradicionalë shqiptarë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale