TIRANE - Premtimi i kreut të Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, Sali Berishës për përfshirjen e aleatëve në listat e tij për deputetë duket se do t`i kushtojë PD më shumë seç duhet. Pas faljes së 5 mandateve të sigurt për aleatët, mandate këto që u hoqën nga PD, duket se aleatët me në krye të emrave të tjerë në listat e partitë që ata drejtojnë, mund të fitojnë edhe nga një mandat tjetër.

Ky favorizmim për partitë aelate vjen pas vendosjes së tyre në rendistje pozicione të sigurt në listat e PD, që do të thotë se 5 aleatë dalin si deputetë të djathtë ndërkohë që u lënë hapësira partive të tyre edhe për një mandat tjetër.

Në një përllogaritje të thjeshtë bazuar në mandatet që ka fituar koalicioni i djathtë në 2009, Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka, i cili është i 4 në listën e PD në Shkodër, mund të marrë një tjetër mandat po në Qarkun e Shkodrës.

Kjo do t`i sillte një zvogëlim të fitimit të mandateve PD deri në 5 depuetë nëse PDK fiton të drejtën për tu përfaqësur nga një tjetër deputet në Kuvend.

E njëjta gjë mund të ndodhë me LZHK, e cila përveç një mandati të sigurt që pritet të marrë kreu i saj Dashamir Shehi nga listat e PD në Qarkun e Tiranës, mund të fitojë dhe një tjetër mandat po në këtë qark, ç`ka do t`i sillte një reduktim mandatesh PD-së deri në 13 mandate për tu fituar nga të djathtët.

Të njëjtin fat për tu përfaqësuar edhe me një deputet më shumë në Kuvend për Qarkun e Fierit e ka dhe PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, i cili renditet i katërti po në këtë qark në lisatat e PD.

Pas mandatit të sigurt të Idrizit duke marrë parasysh këtu se PD në zgjedhjet e 2009 ka fituar 6 mandate, çamët në Fier mund të fitojnë edhe një mandat tjetër ç`ka do t`i sillte kësaj partie plot tre deputet duke llogaritur edhe Dashamir Tahirin, i cili garon në Vlorë për PDIU.

Nëse çamët fitojnë një tjetër mandat në Fier, pas Idrizsit që do të dalë si depuytet i PD, demokratëve të PD i mbeten vetëm 4 mandate për tu përfaqësuar nga PD.

Gjithashtu edhe Partia Repulikane e kryesuar nga Fatmir Mediu, i cili pritet që t`i marrë një manada PD në Qarkun e Korçës si i katëri në listë, rrezikon që t`i marrë dhe një tjetër mandat demokratëve në Qarkun e Tiranës, ku elektorati i republikanëve llogaritet si më i madh se në qarqet e tjera nga zgjedhjet e shkuara.

TË PASIGURTËT

Vetë kreu i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia, i cili renditet i katëri në listën e PD për Qarkun e Dibrës mund të fitojë mandatin e tij si deputet i kësaj partie, kjo duke u bazuar në 4 mandatet që ka patur koalicioni i djathtë nga zgjedhjet e 2009. PD i mbeten vetëm 3 në dispozicion. Por nuk është e sigurt nëse kjo parti do të mund të fitojë vetë një mandat deputet me kandidaturat e saj në 12 qarqet e vendit. Ai që nuk merr dot një manadat të vetin nga listat e PD është Luftër Xhuveli, i cili është i 8 në Qarkun e Durrësit, qark ky ki koalicioni i djathtë fitoi vetëm 7 mandate në Kuvend në 2009.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)