Sali Berisha, me “mafinë”
serbe kundër Kosovës
E përditshmja kosovare Zëri I kushtoi sot kopertinën skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit 400 KV të Shqipërisë me Kosovën financuar nga banka gjermane KFW. Shkrimi u botua dy ditë më parë në gazetën Shqiptarja.com.
TIRANE-E përditshmja kosovare Zëri i kushtoi sot kopertinën skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit 400 KV të Shqipërisë me Kosovën financuar nga banka gjermane KFW. Shkrimi u botua dy ditë më parë në gazetën Shqiptarja.com.
Ja shkrimi i gazetës Zëri.
"Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës"
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.
Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.
Ketu shkrimi online i gazetes Zerit (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
‘Qeveria përfaqëson mendimin e bandave’/ Valteri replikon me Logun: A i njeh bandat e Zenit ?
18 Mars, 22:20
-
Dosja Gërdeci në SPAK: Provat që implikojnë Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Fahri Balliut me Delijorgjin, tabulatet telefonike dhe detaje të tjera të rënda të krimit shtetëror (VIDEO)
15 Mars, 14:19
-
Mero Baze: Tri dramat e pambaruara të Gërdecit
15 Mars, 14:16
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
18 fakte dhe dëshmi/ Të gjitha lidhjet e Shkëlzen Berishës me Gërdecin, pse i biri i Berishës del ‘pronar’ në hije i biznesit të vdekjes dhe ministrat ushtarë të tij
15 Mars, 12:03
-
VKM-ja e personalizuar e Berishës i hapi rrugën masakrës së Gërdecit! Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
15 Mars, 09:20
-
Gërdeci i pandëshkuar, 17 vite nga masakra me 26 viktima! Askush i dënuar për vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës
15 Mars, 07:13
-
Demalia: Drejtësia ka qenë e njëanshme, në Gërdec u vranë 26 njerëz! Për Shkëlzenin u bë film në SHBA
7 Mars, 18:56
-
Evi Kokalari: Do zgjohet SPAK? Ku i gjen Fatmir Mediu gjithë ato lekë për lobim në SHBA si politikan i papunë? Mashtroi qeverinë amerikane me Gërdecin
5 Mars, 19:46
-
'Pendohu qen', Veliaj nga qelia: Zeni që poqi të gjallë 26 veta dhe babai i tij që vrau 4 veta, s'paraqesin rrezikshmëri! Ai që mbjell pemë futet në burg
5 Mars, 11:44