Mero Baze: Nekrofili që jeton me vdekjet e të tjerëve

Mero Baze: Nekrofili që jeton me vdekjet e të tjerëve

Sali Berisha

Ka disa ditë që Sali Berisha po përflet vdekjen e një qytetareje vetëm pse aty kanë shkuar për ngushëllime disa politikanë të qeverisë dhe Lulzim Basha. Bëhet fjala për nënen e një botuesi. Me një këmbëngulje prej nekrofili ka një javë që e thotë herë me gjysmë zëri e pastaj me “detaje të plota se si Lulzim Basha Erion Veliaj dhe Taulant Balla kanë shkuar bashkë për ngushëllime në një vdekje dhe aty pastaj kanë vendosur të publikojnë dhe listën e pagave të gjithë Shqipërisë. Nuk është se bën kujdes të ketë ndonjë lidhje logjike ajo që shpik, por i intereson të përshkruaj një dark mes armikut të tij të ri dhe armiqve të tij të vjetër, për ta demonizuar atë.

Në fakt ka plot mënyra për ta demonizuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishës nuk i mungon fantazia për gjëra të tilla. Por ai ka një kënaqësi perverse të poshtëroj të vdekurit dhe ceremonitë mortore kur ato janë pjesë të fatkeqësive të njerëzve që nuk janë me të. Viktima këtë radhë është një botues që ngjan të jetë ë afër Bashës se sa Berishës në debatin mes tyre. Dhe kaq ka mjaftuar që ai ti shkoj deri tek varri i nënës me idenë se po hakmerret dhe po e poshtëron.

Kjo është një traditë mizore e tij qyshkurse ka hyrë në politik. Fatos Nanon e liroi nga burgu me vonesë kur i vdiq nëna dhe i vuri gjithë SHIK ta përgjonte, kë takoi, a e takoi gruan, a fjeti me të, dhe pastaj shpiku histori pa fund rreth asaj se çfarë udhëzimesh dha ai në vdekjen e nënës kundër “armiqve” të partisë. Fantazia e tij kur ka një arkivol përpara i ngjan fantazie së njeriut me dëshira të ndezura nga nekrofolia.

Të njëjtën gjë bëri me Dritan Hoxhën, pronarin e Top Channelit ndërsa ai vdiq në aksident me një bashkëpunëtore të tij. Nuk e zinte gjumi dhe nuk ngopej me vdekjen e tij, pa e poshtëruar viktimën tjetër, madje duke i dërguar dhe një zëvendësministre në shtëpi për ngushëllime, vetë për të ekspozuar nekrofilinë e tij.

Të njëjtën gjë ka një javë që bën. Nuk e zë gjumi nga emocionet e një nekrofili vetëm pse ka vdekur prindi i një botuesi që nuk e konsideron më mik të tij dhe shpik histori duke e lidhur me gjithë armiqtë e tij. Të gjithë armiqtë e tij i përfytyron rrotull një arkivoli. Kohët e fundit kjo fantazi lidhet me Lulzim Bashën.

Askush tjetër në politikën shqiptare nuk e  ka bërë këtë. As kur zyrtarë të lart të PD apo deputetë të saj kanë pas vdekje aksidentale të përfolura. Pasi të gjithë kanë një kod nderimi për vdekjen përveç këtij njeriu që nekrofilinë e ka identitet të tij dhe të vetmin përfytyrim që ka për kundërshtarët është arkivoli. Por jo arkivoli i mbyllur, por ky sipër arkivolit duke e poshtëruar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • farie: 26/12/2021 00:08

    ymer te hengsha zemren, sa i shitur qe je.

    Përgjigju
  • Bureto: 25/12/2021 20:09

    Shume dashamiresisht! Mero djali ke kohe qe te ka shterur fantazia, por edhe problematika qe perben interes per publikun. per me teper qe shume ne menyre te sforcuar thurr shkrime qe kane shume uje dhe qe mund te thuhen me dy fjale, por me qe shkrim me dy fjale nuk mund te kete dhe kete ti e di, atehere o burra cdo dite ndonje shkrim dy kokra oriz dhe nje liter uje. rrofsh o Mero, por si njeri inteligjent dhe me goxha stazh tashme ne kete profesion, pritet me shume nga ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor