Tirane- Sali Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Përmes një postimi në facebook Kryetari i Partisë Demokratike, parapërgatit skenarin e justifikimit të humbjes së zgjedhjeve, i njëjti skenar i përsëritur dhe në zgjedhjet e kaluara.
Edhe këtë herë ai planifikon të bëjë përgjegjës për humbjen kreun e qeverisë Edi Rama,dhe bashkëpunëtorët e tij. Akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja - që po i kopsit dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilin po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e Korrupsionit – se do të jenë mburojë e qeverisë Rama në këtë plan.
"Edi Rama, Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetëra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin qytetar.
Ndërkaq shumica e sondazheve si dhe analistë të pavarur parashikojnë një humbje në zgjedhjet e ardhshme të opozitës së drejtuar ende nga Sali Berisha.
Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion, dy ditë më parë mori lajmin se do vijojë të jetë 'non grata', i padëshiruar' në Britaninë e Madhe.
Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) e quajti të pabazë kërkesën e e Berishës për aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti. Masa ‘non grata’ ishte apeluar nga Berisha në mars të këtij viti me argumentin se është i pabazuar në prova. Më herët, Shtetet e Bashkuara që e shpallën të parat non grata, deklaruan se nuk do të ndryshojnë qëndrim ndaj atyre që fusin në listë të zezë.
Komente













Mnyra si ju beni opozite duke perdorur forcen egersin dhe sharje e fyerje tregus i nje primitiviteti te pa fund.Sa te veproni me mendjen e Sali Berish,sali Lush, e Noka e takem te till ju kurr nuk do vini ne pushtet.Ky parlament i ksaj legjislature eshte me dobet sa meriton te quhet si estrada e fshatitXhyre e kasaba
PërgjigjuPS eshte real madrid ndersa ti je liga e parafundit.
Përgjigju