Mira Kazhani: Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

Mira Kazhani: Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

Një javë më parë, gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, ku një djalë 17-vjeçar këmbësor i preu rrugën automjetit që gazetarja drejtonte, në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës, duke pësuar goditje të fortë në trup e kokë, që e ka lënë ende në gjendje kome.

Ky aksident është kthyer në objekt sulmi nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duke e quajtur "gazetare të narkoqeverisë", thotë se pati tentativë për të mos njoftuar prej një jave familjarët për fatin e djalit të tyre. Berisha shkruan në Facebook, duke cituar të dhëna nga një familjar anonim i djalit, se "gazetarja ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe se 17-vjeçari është lënë i vetëm në spital".

9 ditë nga aksidentit, vetë gazetarja Mira Kazhani i është përgjigjur publikisht Sali Berishës duke treguar pse ishte e vështirë që djalit të ri t'i gjendej identiteti dhe prindërit. Ajo shton se gjithë këto ditë, edhe sot ende, janë familjarët e saj, që i kanë qëndruar pranë në spital 17-vjeçarit duke u kujdesur të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ajo thotë se nuk pi alkool, ndërsa i kujton Berishës të vrarët në Gërdec.

Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, mjekë nga Spitali i Traumës, thonë se 17-vjeçari Nertil Pëllumbi është në reanimacion në gjendje traume dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Ai mbahet në jetë përmes aparaturave. Ai është identifikuar me vështirësi pasi nëna nuk i jeton më, ndërsa babai i tij punon me periudha të gjata në Korçë në punë të çfarëdoshme për të siguruar jetesën. Të njëjtat burime sqaruan se djali rrinte i vetëm në Tiranë, ndërsa babai e vizitonte shumë rrallë, një herë në 3-4 muaj.

Foto e publikuar nga Berisha e Nertil Pellumbit, djali në reanimacion mbahet në jetë me aparatura

Gazetarja Mira Kazhani dhe makina e aksidentuar në autostradë

*Shkrim përshkrues nga redaksia e Shqiptarja.com për ngjarjen e ndodhur (Më poshtë, komenti i plotë i gazetares Kazhani)

***

Shkrimi reagues nga Mira Kazhani publikuar në Tiranapost

"Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin"

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.

Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë.

Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit.

Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin.

Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.

Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Berisha: 18/04/2019 14:45

    fain e ka Rama

    Përgjigju
  • Arenc: 18/04/2019 06:30

    Ky berisha do djeg me benzin , eshte kancer i shqipris dhe shoqeris ne te cilen jetojm. Nuk e dinkur do jet ajo dit qe tfutet ndhe se vtm lutf e trazira ka qef ky . Dhe sa per rastin e kasidentit esht komplet e pafajshme drejtusja mjetit se mbikalimet jan per te kaluar mbi to dhe jo posht tyre ku kalojn makinat, se pervecse iu hapni “pune” shoferve por dhe ikni per lesh. Autostrada tr-dr eshte i dedikuar vtm per automjete dhe ,jo kembsore. 100% ska faj

    Përgjigju
  • Nala: 16/04/2019 17:36

    Te ishe lenduar aq shume per djalin qe e ke bere copa nuk do kishe mendjen t'i pergjigjeshe as Berishes askujt tjeter. E ke perseritur aq shume qe je e pafajshme sa ndoshta ia ke dal t'ia mbushesh mendjen vetes se vertet je e tille.

    Përgjigju
    • Arenc: 18/04/2019 06:24

      Pse ka faj ajo mi? Pse kalojn njerzit si kafsh duke e pasur mbikalimin mbi kok. Qe ja u q..sha ropt atyre qe si perdorin mbikalimet se vtm na hapin probleme ne shoferave.

  • TORI: 16/04/2019 10:27

    Si mund te quhet zonje e nderuar nje qe ka shtypur nje te ri vetem ju komentuesit e paguar nga qeveria e dini!

    Përgjigju
    • Johny: 16/04/2019 11:32

      Merni gjerat ndryshe,e para ne autostraden qe ka ndertuar Berisha pa mbikalim,faji nuk eshte i shoferit...ne autostrad shpejtesia e lejuar eshte mbi 90 km/h... Kembesori nuk ka te drejt te kaloj rugen ashtu.... Po nejse Sala mundohet te perfitoj edhe prej aksidenteve atomobilistike qe te mbuloj tragjedit qe shkaktoj vet ne mes popullit....

  • Fajtore: 16/04/2019 08:06

    Je totalisht fajtore ne ate aksident qe ka ndodhur dhe ke dhe fytyre dhe del e flet publikisht . Me e pakta duhet te ishe ne mase arresti . Ke tejkaluar shpejtesine e lejuar dhe vetem ti je fajtore por ti je jasht kazanit

    Përgjigju
  • Nosku: 16/04/2019 07:56

    A bo kg Sala si gru e keqe

    Përgjigju
  • dulja: 16/04/2019 05:19

    o sali me fale pere shprejen po paske qene gomare po s'le nje pa zene ne goje i pa i bere keqe o fare e keqe o RE E ZEZE E SHQIPERISE ike thye qafen

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 15/04/2019 23:08

    A Berish duhesh krrere ne fyt me biçak qe te mos llapesh me

    Përgjigju
  • Cadra pistolete: 15/04/2019 21:58

    Gazetare nderuar uroj nga zemra qe djalin e aksidentuar ta ndihmoje zoti te sherohet dhe ta jetoje jeten.Me Berishen mos humb kohe ky njeri me 27 te vrare ne Gerdec dhe 4 te vrare me urdherin e tij ne bulevard,Berisha krijuesi i 97 mbushi varrezat plot me djem te ri qe edhe zoti nuk do tja fale,se gjykatat shqiptare jane te zgjedhur nga ai dhe nuk kane guxim ta fusin brenda po te ishte ne nje shtet perendimor ku funksionon drejtesia ky njeri do e mbyllte ne burg.

    Përgjigju
  • Ardea: 15/04/2019 21:56

    Te lumte dora, po si nuk turprohet ky njeri te meret me llafe rrugesh, si se kupton se koha e tij ka perendue dhe se kogniteti i tij shteret dita dites. Po ky kur ska pade e ska shijue dashuri familjare, e kjo shifet nga prezenca e tij e shterpte ne jeten e perditshme politike ne vend se te shijon gjirin familjare. Shume ma me vlere eshte te shijoj nje kafe me bashkeshorten e tij se sa llomotitja dhe marja ne goje e njerzve te ndershem.

    Përgjigju
  • sokrati: 15/04/2019 21:36

    Ai tjetri po vdes...ca jane akoma me...Fajin e ka Saliu!

    Përgjigju
  • Arbri: 15/04/2019 19:41

    Pa paragjykuar ekspertizen per fajin, vetem nisur nga shkalla e larte e demtimit te shendetit te Nertilit ti gazetare e nderuar duhet te ishe nen mase sigurimi arrest ne burg. Ne rastin tend drejtesia perdor standart tjeter nga ai i mijra rasteve identike. Mund te tregosh se kush ka influencuar tek organet e ndjekjes penale qe per ty nuk ka ceshtje penale?

    Përgjigju
  • Lefi: 15/04/2019 19:35

    Ky,Balouni i demokracisë.i pangopur me gjak shqiptarësh

    Përgjigju
  • Ops: 15/04/2019 19:31

    Mire moj Gazetare e dashur spo besojme cfar thote Saliu po nisem nga ato qe kemi pare vete dhe degjuar -Shume e drejte qe ne ate rruge nese del kembesori ai eshte fajtore por e di ti sa vete jane denuar ose kane ndejur neper komisariate per te njejtin aksident - Si ka mundesi qe ti nuk ndeja as 4 hr - Si ka mundesi qe nje femije nuk u gjet familja ? Bet nje njoftim ne media qe kush jane familjaret?? Jeni te felliqur

    Përgjigju
    • Turi: 16/04/2019 07:53

      Jam plotesisht dakord me ju...ligjin e ben Maliqi ne kete vend..per fat te keq do jete gjithmone keshtu

    • @Ops: 15/04/2019 20:21

      Pak ke thene! Nuk ka njeri ne bote te dale nga komisariati pa dale perpara gjykstesit. Vetem Mira Kazhani dhe Aqif Rakipi mund ta bejne Te tjeret minimalisht do ishin me arrest shtepie deri ne perfundim te hetimit.Saliu do gjak te pafajshmish qe te mbijetoje por dhe ty Kazhani te duhej mik i forte per te dale jashte komisariatit aq shpejt. Politike e ndyre.

  • Shunden-Bunden: 15/04/2019 19:16

    Berishe o zorre by::: qe nuk le pa gojuar njeri

    Përgjigju
  • Durres: 15/04/2019 18:18

    Ky njeri i felliqur, meret me te gjith, e per cdo cdo gje. Po nuk u arrestua saliu vendi jon nuk gjen paqe. Respekt per ju zonj

    Përgjigju
  • Highlanderi: 15/04/2019 17:44

    O gazetare e nderuar! . Pse meresh me nje jashtqitje qe ka emrin Beriushe?

    Përgjigju
    • Alban Dani: 16/04/2019 10:32

      Zonja apo zonjushe gazetare! Me duket se harxhon kohen kot me nje njeri skizofren, vrases e super kriminel, zoti e shpetofte gjalin fatkeq. Po si ka mundesi ky monster nuk nxe mend qe vrau e vrau shqiptaret dhe akoma del ne publek! Zhduku fare e keqe o monster!

  • Italianet thone:: 15/04/2019 17:29

    L"erba cattiva,non muore mai!Saliu do ngelet Lugat si Drakula,vampir!

    Përgjigju
    • Eriola: 15/04/2019 18:05

      Shume gjate I ke Rene zonja Kazhani me nje fjale te vetme to kishe theme: Sali Berisha to I ke duart te lyera me gjak,historia jote politike eshte e shkruajtur Jo me pene por me gjakun e shqiptareve te pafaishem.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë