Sali Berisha ka shpallur fitoren në… Facebook. Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar një sondazh që nuk dihet ku e ka gjetur, pasi nuk e përmend.
"Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët. Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore", shkruan Berisha në Facebook.
“Sipas të dhënave dixhitale, Berisha kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me ‘përshtypjet’ e përdoruesve të rrjeteve sociale. Për sa i përket 'shpërndarjeve të përshtypjeve' në rrjetet sociale, Berisha kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës.
Gjithashtu ajo që vihet re është shpartallimi i Ramës nga Berisha në garën në Facebook dhe në website”, shkruan portali i familjes Berisha.
Por se ku i kanë gjetur këto të dhëna dixhitale, vetëm ata e dinë. Ndoshta i referohen “qytetarit dixhital” të Berishës!/TemA

Postimi i Sali Berishës
Komente










Historia do te kujtoi si politikani mavmashtrues ne historine e Shqiperise
PërgjigjuNUK E DI SE CFARE KA FITUAR , POR KUR BEHEN ZGJEDHJET FITON GJITHMONE AI QE SHKON PERPARA...DHE PLEHERAT RRINE MBRAPA
PërgjigjuN dhe Gishtin e Mezit
PërgjigjuI ka rreshkitur truri fare eshte fitusi 36 Gushtit.
PërgjigjuTallet nongrata pafundesisht me ndjekesit e tij, pa nder e mend . Eshte nje mundesi per tu gajasur me dum-babistet.
PërgjigjuIk ore legen materrniteti,ste vjen turp qe cfaqesh ne publike,fytyra me e ndyer e Evropes
Përgjigju