Pas deklaratës për shtyp të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, me anë të një postimi në Facebook, deputetja e PS, Evis Kushi i ka dalë në mbrojtje kolegut të saj, Taulant Balla.
Kushi shkruan se në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë ka qenë edhe ajo së bashku me kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi.
Më 8 Dhjetor 2014 kemi qënë në Bruksel. Nëse iu duhen kemi edhe fotot e takimeve. Prandaj, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë.
Evis Kushi, deputete e PS
Taulant Balla, u akuzua nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale, mes tyre trafik droge.
POSTIMI I PLOTË:
Lajmi kryesor: