Ish-deputeti Ervin Salianji foli dhe për përjashtimet nga PD duke thënë se ata që meritojnë të largohen, ata janë ata që e kanë çuar partinë në humbje. Salianji tha se PD duhet të hapet për figura të reja.
“Këta mbajnë zvarrë demokratët dhe Shqipërinë me disa idiotësira. PD duhet të ndryshojë që të bëhet fituese, që të rrëzojmë Edi Ramën, sepse PD nuk vjen dot në pushtet me frymën e drejtimit të sotëm. Farsa elektorale brenda partisë ndërkohë denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Nuk mund të flitet për përjashtime në PD kur jemi ndarë në disa copa. Përse nuk përjashtohen ato që e ngrenë zërin për ta mbajtur në PD në humbje. Ata që e kanë katandisur prej 13 vitesh në këtë gjendje, t’i kërkojnë llogari njerëzve që kërkojë që PD të ngihet. Si mund të kërkojnë llogari ata që nuk kanë fituar asnjëherë asnjë garë elektorale? PD duan apo nuk duan do të kthehet të jetë e madhe, ne do të bëjmë gjithçka që PD të jetë partia që kanë njohur shqiptarët. Nuk ka presion që e ndal energjinë e demokratëve për ndryshim.
Kriza është momenti kur lind ndryshimi dhe ky është momenti i rëndësishëm në PD. Duhet të hapim partitë, të sjellim rinj e të reja, të krijojmë një kulturë të re, një opozitë që nuk funksionin si një klub i mbyllur shokësh humbësish. Shqipëria po humb të rinjtë, është alarm kombëtar”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet, partia po bunkerizohet! Berisha të japë llogari për humbjet











