TIRANË- Ervin Salianji duket se është tërhequr nga nisma e tij për të shkarkuar Enkelejd Alibeajt, duke thënë se “nuk e ka me nxitim”, por do të shqyrtohet çdo opsion i mundshëm që çon drejt bashkimi të demokratëve. Edhe pse tha se 60% e deputetëve e mbështesin nismën, Salianji s’i bëri publik emrat dhe as nuk i dorëzoi firmat në Kuvend. Në fjalën e tij pak para seancën parlamentare, Salianji shtoi se të gjitha opsionet për bashkim janë në tryezë për diskutim, duke i shprehur i gatshëm edhe të heqë dorë nga mandati i tij si deputet.
"Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. Jo vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krie, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është I mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar I grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, Salianji i ndal edhe të gjyqi i tij në Apel nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' për dosjen ‘Babale’. Kjo për Salianjin nuk është aspak një pengesë, por e ka cilësuar si medalje për luftën opozitare.
“Gjyqin e kam një medalje në luftën opozitare, nuk kam humbur asnjë nga 600 gjyqe”, tha Salianji.
Kjo "lojë" emërimeve dhe shkarkimeve, erdhi pas përjashtimit të 4 deputetëve Enkeleid Alibeaj me argumentin se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, por në fakt sipas grupit të Berishës është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e grupit parlamentar të PD.
O Salinjan kopili Shegës i ngjirizur në hauarin e lopës, ti po dënohesh për mashtrim o mashtrus. Prandaj lëri rufjanlliqet njësoi si mamaja jote që ishte e martuar me 2 fmi e shkonte me traktoristin e të bëri ty kopilin Salinjan.
PërgjigjuShko te topi behu opinionist
Përgjigju