Pjesëmarrja e protestës së PD duket se nuk e ka kënaqur Ervin Salianjin. Ai i numëroi Sali Berishës të gjithë protestuesit që mungonin në shesh.
Ai shprehet për Report Tv se priste që të shihte të gjithë ata që po revoltohen në Velipojë, Durrës e Kamëz, por shprehu vlerësimin edhe për ata përkrahës që kanë zgjedhur të jenë të pranishëm.
““Unë jam në protestë kundër qeverisë dhe kam qenë dhe jam një nga denoncuesit më të fortë të opozitës duke treguar se nuk bëj kompromis, aq shumë sa kam përfunduar në burg politik për shkak të përplasjes. Të gjithë ata që bëjnë akuza të tilla, janë në dëshpërim. Sot unë prisja që në protestë të ishin qytetarë që kanë revoltë reale si protestuesit e Velipojës, Rrjollit, Durrësit që ishin në protestë sot, protestuesit e Kamzës që iu rrit çmimi i biletave, por pa diskutim që edhe këta qytetarë janë për t’u respektuar dhe secili tregon dinjitet për veten e vet”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e dhunshme e Berishës/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gazlotsjellës! 8 policë të lënduar












