1664455424_8000631f27d45d398.png

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar ndaj propozimit të Alibeajt për bashkimin e kandidatëve të ‘primareve’ me ata të cilët deri më tani ai i ka zyrtarizuar në bashki të ndryshme të vendit.

Në një postim në facebook, Salianji ka ironizuar propozimin e Alibeajt duke thënë se ky i fundit po tallet me demokratët.

“Vulën nga gjykata, hilen nga Basha, elektoratin e duan nga Berisha, bekimin nga Rama! Kesaj i thonë mos bësh as punë as zanat por ti biesh qylit dhe të tallesh me demokratët!”-shkruan Salianji.


Lajmi kryesor:

Alibeaj 7 orë mbledhje me deputetët dhe Kryesinë: Kandidatët e 'Primareve' të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së! 3 çështjet që propozoi