Salianji me familjen e varfër në Korçë: Kryefamiljari me sëmundje të rëndë, qeveria i shkëput energjinë! Pas 25 prillit gjendja e tyre do ndryshojë

Salianji me familjen e varfër në Korçë: Kryefamiljari me sëmundje të rëndë, qeveria i shkëput energjinë! Pas 25 prillit gjendja e tyre do ndryshojë

Ervin Salianji në familjen e varfër

Kandidati qarkun e Korçës, Ervin Salianji u takua me një familje në kushte të rënda ekonomike. Salianji bëri të ditur se kryefamiljari është i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe se kurohet me para të marra borxh. Nga banesa e familjes së varfër, Salianji tha se familjes i kanë ndërprerë energjinë elektrike prej tre muajsh, pasi nuk kanë të ardhura për t’i paguar.

“Kam burrin të sëmurë me kancer në mushkri. Kam dy vjet që i kam bërë kartat e KEMP-it dhe nuk e kam marrë. Tani sa erdha nga spitali, nesër kam për të shkuar prapë në spital. Bën 5 herë insulinën, sa herë që shkojmë në spital ai duhet të ushqehet por çfarë ti jap unë. Pa drita jam pa ngrohje jam. Dritat na i kanë prerë. Unë s’kam të paguaj, vetëm 30 mijë lekë asistencë marr. Me 30 mijë lekë çfarë mund të bëhet? Ja shikoni me qiri. Ilaçet nuk kam me çfarë t’ia marr”, shprehet zonja e shtëpisë, sikurse njofton zyra e shtypit të PD-së.

Apelin për kushtet e rënda ekonomike dhe mungesën e ndihmës nga institucionet shtetërore e shprehu edhe kryefamiljari në gjendje të rënduar shëndetësore.

Salianji premtoi se pas 25 prillit gjendja e kësaj familjeje, por edhe e familjeve të tjera që jetojnë në këto kushte do të ndryshojë.

“I sëmurë edhe pa drita? Ne do t'ju ndihmojmë. Do vijmë sërish t’ju takojmë këtu në shtëpi. Do ta ndjekim rastin dhe do t'ju ndihmojmë me KEMP-in dhe me energjinë elektrike. Na mbështesni këtë herë dhe do t’ju ndihmojmë”, u shpreh Salianji.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale 2: 10/04/2021 09:56

    O babale leri filmat se e dime kush je.Si regjizor je shume i dobet si politikan akoma me keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin