Salianji në burg, Berisha nuk i heq titullin 'drejtues qarku i Elbasanit': Pas 6 tetorit PD kalon vetëm në sulm! Përsërit kërkesën për qeveri teknike

Ervin Salianji edhe pse në burg do të vijojë të jetë drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit. Një detyrë kjo ‘honorifike’ përderisa Salianji prej ditës së djeshme ndodhet në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024.

E konfirmoi kryetari i PD-së, Sali Berisha sot në një konferencë virtuale për median.

I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt dhe guximi i Ervin Salianjit për të mbrotjur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve ka mirënjohjen më të thellë të Elbasanit” tha ai.

Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier.

I pyetur dje Salianji si do të vepronte me fushatën ai me batutë tha se ‘do fliste nga dritarja’ por më pas tha se do të dërgonte letra nga burgu.

“ Lejohen letra nga burgu"

Berisha në konferencë përsëriti se arrestimi i Salianjit ishte një akt lufte e Ramës kundër PD-së. Kreu i PD-së thas se protesta e 6 tetorit do të ishte protestë kombëtare, detajet e të cilës do të priten të vendosen  gjatë këtyre ditëve

“PD do i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare e mos bindjen civile. Se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet e as nuk shmang proceset zgjedhore. Protesta e 6 tetorit do të jetë protestë kombëtare, aksion kombëtar. Do të jetë aksion kombëtar po përcaktohen të gjitha masat që synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të dënimit të Salianjit. PD nga 6 tetori e në vazhdim kalon në sulm e vetëm në sulm. Në një betejë të pandalshme. Përqëndron të gjithë potencialet e saj në sulmin ndaj narkokraturës e për qeverinë teknike”

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 28/09/2024 16:53

    po kaloni vetem ne sulme po kote e kini sja u var njeri jeni karte e djegur po siku berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare