Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)

Gjergj Luca me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një feste në “Fish City” në Labinot të Elbasanit.

Nën ritmet e muzikës dhe duke kërcyer, Luca ka dhënë një sugjerim mjaft interesant.

Me nota ironie, ai kujton faktin se drejtuesi politik i Elbasanit ndodhet pak hekurave, kësisoj kërkon të jetë i pari në listë për ta zëvendësuar.

‘Kërcen Gazi, kërcen Agroni, kërcen Jorida por kërcen më mirë Gjergj Luca. Meqënëse Ervin Salianji është në burg dhe i  Elbasani ka mbet bosh, dua emrin në listë i pari se jam treguar burrë e të kam qëndruar përballë jo si këta lëpirësat me korespodencë që kur kërcejnë nuk dinë ta dredhin belin por mbeten amator o doktor...

Gëzuar vitin e ri doktori i ndjenjave politike-demokratike!’, thotë Luca.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot