Nga foltorja në qytetin bregdetar të Durrësit, Ervin Salianji u bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë që tu bashkohen për të mundur Edi Ramën. Salianji tha se kjo nuk është ora e iluzioneve, por e vendimeve të mëdha, duke theksuar se Ramën mund ta mundin vetëm të ripërtërirë.

PD është institucion i rotacionit, i ndryshimit për shqiptarët, ka sjellë shpresë kur Shqipëria ka qenë në udhëkryq, Shqipëria është në udhëkryq të tillë. Duhet ta themi me zë të lartë siç e thanë të gjithë të rinjtë, ne e kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne e kemi forcën për ta fituar dhe fitoja nuk është opsion, por përgjegjësi historike dhe detyrim që i kemi shqiptarëve e demokratëve. Ne mundemi dhe duhet dhe do ta mundim Ramën. Kjo nuk është ora e iluzioneve, kjo është ora e vendimeve të mëdha ta themi me zë të lartë, PD duhet të hapet. Të jemi njerëz të hapur, te sinqertë për tu dhënë të gjithëve mundësi të re. Kam një thirrje sot, bashkohuni me ne, do ta mundim Ramën të hapur të bashkuar dhe të ripërtërirë”, tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu