Kriza në PD, Salianji: Për bashkimin nuk po ecet me hapat e duhura, kemi diferenca! Aksionin e opozitës duhet ta diversifikojmë në terren

Deputeti Ervin Salianji thotë se bashkimi në Partinë Demokratike nuk po ecën me hapat e duhura. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Salianji tha se hapat drejt bashkimit janë të ngadalta pasi ka diferenca mes palëve. Sa i takon aksionin opozitar, Salianji thotë se duhet të diversifikohet dhe të dalin në terren.

'Ajo që po ndodh me bashkimin është një proces i vonuar i cili nuk po ecet me hapat e duhura. Duhet të avanconte shumë. Është e domosdoshëm që opozita duhet të unifikohet duke marrë parasysh të gjitha diferencat që kemi të paktën në aksionin politik. Hapat janë të ngadalta. Besoj se do të kemi kohë për të diskutuar pse dhe si. Shpresoj që ky proces të mos vonohet dhe të pengohet. Duhet të shkojmë përtej këtij aksioni parlamentar, duhet të shkojmë tek qytetarët. Të shkojmë përtej. Është e domosdoshëm që opozita të diversfikojë aksionin e saj, me komunikimin me qytetarët me bërjen e opozitës përtej fokusimit në një pikë apo dy pika të caktuara.’- tha Salianji.

Sa i takon një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, Salianji tha se nëse nuk ka qëndrime të përbashkëta nuk mund të gjesh forma bashkëpunimi.

‘Në politikë ecën me qëndrime nëse janë dy interesa të ndryshme s’ke sesi të gjesh forma bashkëpunimi. Deri tani shoh se na aksionin e tyre ka më shumë tendencë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe sulmua opozitën.’- tha Salianji.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me qasjen e tij pro Berishës dhe krisjes me Lulzim Bashën, Salianji tha se nuk mund të bëjë sikur nuk e njeh votuesin i cili sipas tij në këtë momend është me Berishën. Deputeti demokrat tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë dhe nuk ikën megjithëse mund të katandiset me 1%.

‘Unë kam bërë një betejë që duke mbrojtur mendimet që unë besoj në politikë dhe këtë betejë e kam bërë edhe më shumë se Basha. Kemi pasur një beteja brendpartiake, betejën më të madhe e kemi mbajtur në terren. Kam bërë jo vetëm deklarata kundër Berishës, ndërkohë që Basha u mbyll nuk bëri asnjë komunikim përtej. Në këtë kontekst edhe për shkak të mos bërjes së betejës në dolëm pakicë. Unë nuk kam qëndruar qëndrimet për besimin në raport me çka Shqipëria ka nevojë, por nuk mund të bëj sikur se njoh votuesin i cili në këtë moment ka vendosur që Berisha të ketë shumicën e mbështetësve tek demokratët. Ne nuk vijmë dot pa mbështetësit e Berishës në pushtet, demokratët kanë vendosur kështu dhe ne duhet të jemi në një lloj bashkëjetesë me mendime të ndryshme. Nuk duhet të ketë koncept pronë mbi partinë, kush vjen një herë nuk ikën më e mban partinë edhe pse katandiset me 1% apo më pak. Nuk mban përgjegjësi për rezultatin, sillet sikur e ka për interesa të veta, nuk lejon meritokracinë rregulla gara. Nëse Berisha është në këtë pozitë dominante është edhe për shkak të rikthimit të Bashës në politikë.’- tha Salianji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Argita merr Rithemelimin? Salianji: S'është koha për ambicie personale

 

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ i pyetur në lidhke me ambiciet për drejtimin e demokratëve nga Gazment Bardhi apo Argita Malltezi, tha se nuk është momentin për një garë brenda në PD-së. Sipas tij nuk është koha për ambicie personale.

‘Këto janë më shumë zëra mediatikë të cilët hedhin emra. Unë mendoj se kryetari i opozitës dhe ai që ka përgjegjësinë për shkak se ka marrë votën është Sali Berisha. Të gjithë elementët e tjerë që mund të kenë ambicie këtë e përcakton vota dhe ky nuk është momenti i një gare në PD-në. Unë nuk di që ka një garë dhe ka kandidat. Unë jam në një grupim politik i cili ka rregullat e veta. Edhe kur ka mendim kundër zbatohen vendimmarrjet e shumicës. Të gjitha këto elementë se kush do të jetë kryetar ndërkohë që ne jemi në një betejë me një autokraci, beteja të cilat kanë edhe sakrifica, të cilat nuk mund të mbivendoset asnjë ambicie personale e askujt. Fokusin duhet ta kemi tek përmirësimi i aspekteve për bashkim dhe jo se kush do të jetë në të ardhmen.’- tha Salianji.

 

Ora 18:16
Reforma Zgjedhore, Salianji: S’mundet Rama të caktojë kush është bashkëkryetar i opozitës

1706114321_salianji.jpg

Deputeti Ervin Salianji në emisionin ‘Studio Live’ tha se nuk mundet që Edi Rama të caktojë se kush është bashkëkryetar i opozitës e se komisioni duhet të rikompozohet.

‘Nuk mund të ketë bashkëkryesim një grup me 7 deputet. Ky komision nuk ka asnjë produktet përveçse sa herë është mbledhur ka kërkuar ti shtojë vetes 6 muaj. Ka një pakicë që duhet të ri kompozohet. Nuk mund ta imponojë Edi Rama se kush është bashkëkryetari i opozitës. PS e ka shumicën bllokuese në çdo rast. I vetmi qëllim i PS-së është të mbajë të përçarë PD-në.’- tha Salianji.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë